26 Prill 2024

Thaçi dhe Shala takohen me drejtues të BB dhe FMN

Washington, 21 korrik - Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, delegacioni Kosovar i udhëhequr nga Kryeministri i Republikës Kosovës z. Hashim Thaçi dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala kanë zhvilluar dje takime të nivelit të lartë me Drejtues të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në Bankën Botërore delegacioni Kosovar është pritur nga zv. presidenti i Bankës Botërore z. Philipe Le Houero ndërsa në FMN u prit nga drejtor menaxheri z. Dominique Strauss-Kahn.

Në të dyja këto takime u diskutuan çështje të rëndësishme si finalizimi i programit me FMN përmes të cilit do të hapet rruga e tërheqjes së donacioneve prej 318 milion euro nga Banka Botërore dhe Komisioni Evropian. Ndërsa vendimi për futjen ne program me FMN-n pritet të merret sot.

Po ashtu  u diskutuan zhvillimet e fundit në sferën ekonomike, procesi i reformave strukturore dhe implementimi i projekteve nacionale të Kosovës përfshirë këtu projektin e autostradës dhe projektet e privatizimit te ndërmarrjeve publike.

Në të gjitha çështjet kishte pajtueshmëri të plotë rreth qasjes që Qeveria e Kosovës po ndjek në implementimin e këtyre projekteve dhe te reformave në tërësi.

Me këtë rast u potencua rëndësia e sigurimit të qëndrueshmërisë buxhetore dhe stabilitetit te financave publike si dhe përkushtimi i institucioneve te Qeverisë së Kosovës në implementimin e plotë të programit me FMN-n.

Një çështje tjetër me rëndësi ishte edhe diskutimi rreth përcaktimit të Kosovës për mënyrën e përfaqësimit përmes grup-vendesh në institucionet vendimmarrëse të këtyre dy organizatave. Për këtë qëllim u zhvillua një takim me drejtorin ekzekutiv nga Italia z. Arrigo Sadun nga i cili pritet angazhim konkret për ta zgjidhur këtë çështje.

Gjithashtu ministri Shala u takua edhe me zv. presidenten e “Milenium Challenge Corporation, MCC”  znj. Sheila Herrling, ku u bisedua për mënyrat e përfshirjes së Kosovës në programet e ndihmave që ky institucion i ofron.

Në këtë drejtim institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me MCC-në për të siguruar të gjitha informatat e nevojshme si parakusht për sigurimin e mbështetjes në realizimin e projekteve të ndryshme.

Delegacioni i Qeverisë së Kosovës, gjate ditëve ne vazhdim  do të ketë edhe  takime të tjera të nivelit të lartë në Departamentin e Shtetit.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)