16 Prill 2024

Tërheqja e kursimeve pensionale precedent edhe për kriza të ardhshme

Prishtinë, 14 qershor - Instituti GAP organizon sot tryezën e diskutimit, ku do të prezantohen të gjeturat e raportit tonë "Ndikimi i tërheqjes së kursimeve pensionale deri në 30% në ekonominë e Kosovës”.

Ky diskutim organizohet në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Angazhimi qytetar”.

Në Kuvendin e Kosovës ka hyrë në procedurë shqyrtimi i Projektligjit i cili parasheh tërheqjen e parakohshme e deri të 30% të kursimeve pensionale.

Në korrik të vitit 2020, Instituti GAP kishte tërhequr vërejtjen se lejimi i njëhershëm i tërheqjes së parakohshme të kursimeve pensionale mund të shndërrohet në precedent edhe për kriza të ardhshme.

Ende pa u mbushur dy vite, tani kemi nismën e dytë, dhe më e madhe se ajo e para, për të lejuar qasje në kursimet pensionale të qytetarëve.

Por çfarë ndikimi ekonomik do të ketë aprovimi i këtij projektligji? Sa është vlera totale e kursimeve të cilat parashihen të tërhiqen?  

Ky diskutim është pjesë e projektit “Angazhimi qytetar” që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Kosovo 2.0 në bashkëpunim me Institutin GAP.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)