02 Shkurt 2023

TEB Banka lanson kredi me pauzë

Prishtinë, 8 prill - TEB ka lansuar produktin bankarë Kredia me Pauzë që i mundëson klientëve që të pauzojnë kredinë një herë në vit vetëm me një nënshkrim. Produkti mund të aplikohet në degët e TEB-it që nga sot e enjte 8 prill.

Ky produkt ofrohet vetëm nga TEB-i dhe është i ri në tregun Kosovarë. Kredia me pauzë ju mundëson kosovarëve më shumë fleksibilitet dhe lehtësi në mbulimin e shpenzimeve të papritura si dhe shpenzimeve fikse gjatë vitit.Kredia në TEB mund të pauzohet pas pagesës së gjashtë kësteve të para dhe aplikohet për klientët që kanë bërë pagesa të rregullta të kësteve të kredisë", thuhet ne komunikaten e bankës.

“Ky produkt është edhe një produkt bankarë që është unik në Kosovë dhe rajon. Është edhe një në një varg të produkteve bankare unike të TEB-it”, ka thënë Liza Marku kryesuese e departamentit për shërbime individuale në TEB.

TEB deri tashti ka lansuar mbi 30 produkte të ndryshme bankare, prej të cilave kartela Starcard, autokredia me 0 për qind kamatë, Sistemi i debitimit direkt për biznese dhe kredia me pauzë janë produkte të cilat nuk i ka asnjë bankë tjetër në Kosovë.

TEB është brend bankar me 80 vjet përvojë i përkrahur nga fuqia ndërkombëtare e BNP Paribas. TEB është themeluar nga TEB Holding pronë e BNP Paribas dhe familjes Colakoglu.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)