28 Mars 2024

Takimi i dytë i Komitetit Drejtues të Projektit FRIDOM

Prishtinë, 1 Mars - Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme që lidhen me procesin e Reformës së Administratës Publike dhe koordinimit të punës me donatorët dhe konsulentët, në Ministrinë Administratës Publike është mbajtur takimi i dytë i Komitetit Drejtues të Projektit FRIDOM.

Ministri i MAP-së. dr Arsim Bajrami, në fjalën e tij hyrëse në këtë takim shprehu falënderimin e tij për kontributin e Qeverisë britanike, respektivisht DFID-it dhe ekspertizën profesionale të ofruar nga projekti FRIDOM në procesin e rishikimit funksional dhe organizimit institucional të ministrive.

Gjithashtu, ministri Bajrami ka theksuar edhe njëherë objektivat dhe prioritetet që lidhen me administratën publike, të cilat synojnë riorganizimin e brendshëm dhe ofrimin e shërbimeve në përputhshmëri me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.

“Bazuar në rekomandimet e  projektit FRIDOM , Qeveria ka miratuar transformimin nga MSHP në MAP dhe ndryshimin e strukturës së brendshme të saj, i cili do të pasohet në fazën e ardhshme edhe me ndryshime në kuadrin ligjor”.

Ministri Bajrami theksoi po ashtu faktin se një mbështetje e mëtutjeshme nga ana e Projektit FRIDOM për Ministrinë e Administratës Publike, e fokusuar në Departamente të caktuara të cilën do të kenë barrën e shtyrjes përpara të proceseve të nisura, do të ishte e mirëseardhur.

I pranishëm në këtë takim, kryesuesi i DFID-it për Kosovë, Robert Watt ka përgëzuar MAP-në dhe konsulentët e Projektit FRIDOM për bashkëpunimin e suksesshëm që kanë treguar dhe i ka falënderuar për punën e bërë deri tani, si dhe ka shprehur gatishmërinë e mbështetjes së mëtutjeshme në projekte konkrete.

Në vazhdim të takimit, Drejtoresha e Departamentit për Menaxhimin e Reformës së Administratës Publike dhe Integrimeve Evropiane, ka paraqitur një hyrje të shkurtër mbi themelimin e këtij Departamenti, ka paraqitur gjendjen e tanishme te kapaciteteve njerëzore në këtë departament, nevojën për të përditësuar  strategjinë aktuale të RAP-it dhe koordinimin e saj me strategjitë sektoriale të miratuara nga Qeveria, si dhe ka theksuar faktin se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet koordinimit të aktiviteteve me donatorë.

Kryeshefi Ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Administratë Publike, Hysni Veseli ka theksuar nevojën e mbështetjes në Hartimin e Planit Zhvillimor Strategjik për IKAP-in, si një dokument i domosdoshëm për të filluar hapa të rinj në këtë institut që do të ndihmonin në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve njerëzore ne administratën publike.

Në këtë takim u prezantua një përmbledhje e shkurtër e zbatimit të Projektit që nga mbledhja e kaluar e këtij Komitetit Drejtues, nga udhëheqësi i FRIDOM-it, si dhe u prezantua evoluimi i Projektit FRIDOM/DFID-i nga konsulenti i DFID-it, z. Gord Evans.

Komiteti Drejtues i Projektit FRIDOM është themeluar me një vendim te veçantë  dhe qëllimi i punës së tij është monitorimi i evoluimit te punës së këtij projekti në vazhdimësi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)