19 Prill 2024

Suedi, Rritet numri i të rinjve të pensionuar parakohe

Stokholm, 28 shkurt - Sipas të dhënave statistikore nuk ka ndodhur asnjëherë gjatë 40 viteve të fundit që numër aq i vogël të jetë pensionuar parakohe siç ka ndodhur gjatë vitit të kaluar.

Vitin e kaluar kanë qenë vetëm 22 000 persona të ri që morën kompenzim aktiviteti ose për shkak të sëmurjes, siç po quhet tani pensionimi i parakohshëm. Kjo njëherësh është shifra më e ultë që nga viti 1971.

Shifrat më të larta u shënuan më 2004. Atëherë kanë qenë 73 000 suedez të moshave 16 deri 64 vjeç që u pensionuan parakohe.

Një nga shkaqet e uljes së numrit të pensionistëve të parakohshëm konsiderohet të kenë qenë rregullat e ndryshuara, thot Jon Dutrieux nga Inspekcioni për sigurime sociale.

Çështja e mungesave në punë për shkak të sëmundjeve ka qenë një temë e nxehtë politike për një kohë të gjatë. Shpenzimet në këtë fushë ishin tri herë më të mëdha se gjithë shpenzimet në fushën e të drejtës.

Në veprimtaritë zgjedhore të 2006 partitë e aleancës e kishin shndërruar në çështje të madhe të ashtuquajturën mbetje jasht rrjedhave shoqërore ku pensionsitët e parakohshëm përbënin një grup të madh.

Që nga 1 korriku i 2008-tës qeveria e re ashpërsoi poashtu rregullat sa i përketë pensionimit të parakohshëm. Megjithëse ende një numër i madh i popullësisë suedeze pensionohet parakohe. Fjala është përafërsisht për një gjysëmmilioni suedez por kjo shifër ka zënë të bie tani.

Njëkohësisht kur numri i pensionitëve të parakohshëm po shënon rënje dramatike, vrehet ndërkaq një rritje e numrit të të rinjve të cilët pensionohen parakohe. Në vitin 2004 ishin pensionuar parakohe 4 500 persona të moshave të reja kurse në vitin e kaluar kjo shifër arriti në 6 000 sish.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)