19 Prill 2024

Studentët kundër rritjes e pagesës së semestrit

Prishtinë, 21 korrik - Sot, aktivistët e Qendrës, Studim, Kritikë, Veprim kanë reaguar kundër vendimit të Rektoratit të Universitetit të Prishtinës për rritjen e pagesës së semestrit në të gjitha nivelet akademike.

Të mbledhur para Rektoratit ata kanë shkruar parullën: ”UP = Universitet publik e jo privat”, duke tërhequr vërejtjen se studentët e universitetit publik nuk duhet të paguajnë nga të ardhurat e tyre private për mësimet në Universitet, ndryshe statusi i Universitetit publik bëhet i pakuptimtë.

Më pas aktivistët studentor janë ulur para hyrjes së rektoratit të UP-së duke zbathur këpucët dhe duke mbajtur pankarta ku shkruante: ”shes këpucët për të paguar semestrin”, për të treguar kështu gjendjen e rëndë ekonomike të studentëve të cilëve po iu shtrenjtohet semestri.

Pasi jemi njoftuar përmes mediave dhe konkurseve për pranimin e studentëve, lidhur me vendimin e rektoratit të Universitetit të Prishtinës dhe duke shprehur habinë e plotë për një vendim të tillë të papranueshëm, Qendra Studim Kritikë Veprim, e quan të padrejtë dhe kundër studentëve vendimin për rritje të pagesës së semestrit për studimet bachelor, master dhe niveleve të tjera akademike.

Ne, studentët e Universitetit të Prishtinës, si qytetarë të Kosovës deri sot, kemi paguar dy lloje taksash për shërbimet publike. Taksat që i paguajmë ne dhe familjet tona shtetit ju rikujtojmë që janë para publike dhe mblidhen që të na sigurohen shërbime publike të çfarëdo lloji, kjo do të thotë që edhe shërbimet Universitare do të duhej të siguroheshin nga buxheti i shtetit i cili, e ritheksojmë mbushet nga kontributet e qytetarëve të Kosovës, nga kontributet tona dhe familjeve tona.

Pra, ky vendim që kanë marrë institucionet relevante jo që është i papranueshëm, por duhet të zëvendësohet nga vendimi tjetër i cili që sot bëhet kërkesë e jona: që studentët të mos jenë më të detyruar të paguajnë për arsimin publik, ashtu siç ndodh në shumë vende të BE-së.

Është e papranueshme që në Kosovën me ekonominë më të dobët në rajon, me pagën më të ulët mesatare, studentët të paguajnë dy lloje taksash për të përfituar shërbime publike, kur në pjesën më të madhe të vendeve BE-së ku pagat mesatare janë shumë më të mëdha se ato të Kosovës studentët janë liruar nga pagesat për arsimim publik.

Kjo rritje e pagesës së semestrit është barrë tepër e rëndë për studentët që banojnë nëpër konvikte ose banesa me qera, të cilët duhet të paguajnë për harxhimet që i bëjnë për të studiuar. Një gjë e tillë paraqet shkelje të të drejtave të njeriut dhe atyre kolektive për arsimim publik. Duke imponuar kuota financiare të paarritshme për buxhetin familjar, dhe duke e ditur se shumica e të rinjve nuk punojnë, kjo bëhet pengesë për vazhdimin e papenguar të shumë të rinjve me kushte të rënda ekonomike. Një gjë e tillë është diskriminuese, pasi që vendos kushte në të cilat individët i bën të pabarabartë në qasjen e tyre të patjetërsueshme në arsimin publik.

Sigurisht, nuk mund të pritet më mirë nga njerëzit që e kanë pushtetin në Kosovë, pasi ata fëmijët e tyre i shkollojnë nëpër universitete e kolegje ku viti kushton mijëra euro dhe për ata kjo nuk përbën ndonjë problem. Njerëz të tillë të shkëputur tërësisht nga gjendja e popullit të tyre nuk mund të përfaqësojnë interesat e tij.

Qendra Studim Kritikë Veprim paralajmëron se do të jetë e vendosur të shkojë deri në fund me aksionet dhe veprimet që do të ndërmarrë sapo të fillojë viti i ri akademik 2010/2011 dhe se ne nuk do të lejojmë që ky vendim të zbatohet sepse është tërësisht i padrejtë, i pamenduar dhe kundër studentëve.

Kosova ka nevojë për njerëz të shkolluar, për kuadro të reja në të gjitha fushat, ndërsa ky vendim është kundër të ardhmes së vendit dhe kundër interesave të taksapaguesve të shtetit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)