05 Dhjetor 2021

Stagnon shkalla e papunësisë në eurozonën

Prishtinë, 2 mars - Shkalla e papunësisë prej 9.9 për qind në eurozonën stagnon tashmë tre muaj me radhë.
 
Në janar numri i të papunësuarve në eurozonën arrinte 15.7 milionë, që është për 136.000 më shumë se sa në dhjetor të vitit të kaluar dhe 2.2 milionë më shumë se në krahasim me janarin e vitit të kaluar, tregojnë të dhënat preliminare të Eurostat-it.
 
Nga vendet të cilat janë pjesë e eurozonës, shkallë më të ulët të papunësisëka Holanda  me 4.2 për qind, ndërsa më të madhe ka Spanja, ku pa punë është 18.8 për qind e popullatës.
 
Në nivel të Bashkimit Evropian shkalla e papunësisë në janar arrinti 9.5 për qind, ndërsa më së shumti të papunë ka pasur në Letoni, gjegjësisht 22.9 për qind të popullatës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)