28 Mars 2024

Sparks: Korrupsioni nuk duhet të ketë vend në Kosovë

Prishtinë, 18 mars - Rezultatet e ndryshimeve të mundshme në Qeverinë e Kosovës, janë duke u pritur me interesim nga përfaqësues ndërkombëtarë në Prishtinë. Një pritje të tillë, e ka shprehur sot Ambasadori britanik në Prishtinë, Andy Sparks, i cili ka theksuar se korrupsioni nuk duhet të ketë vend në Kosovën moderne, e cila të ardhmen e ka në BE.

 

Edhe pse, Ambasadori britanik, nuk saktësoi nëse këto ndryshime në Qeveri kanë të bëjnë me korrupsionin ai tha se i presin me interes ndryshimet.

“Ne i presin me interes këto ndryshime në Qeveri. Dua të theksoj se pas bisedave që kam pasur me kryeministrin e Kosovës, na ka thënë shumë herë se ai është i interesuar për një qeverisje të mirë dhe luftimit të korrupsionit, është me rëndësi që Qeveria e tij, që qeveriset prej tij, të jetë në përputhje me komentete apo parimet që ai i ka shprehur”, ka thënë Sparks.

Sparks, këto komente i bëri gjatë takimit me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasanin, me të cilin bisedoi për funksionin e këtij institucioni të Kosovës. Ai ka lavdëruar punën që po bën ky institucion, duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve, pa dallim, që t’i drejtohen këtij institucioni.

“Unë i inkurajojë të gjithë qyetarët e Kosovës, se ata e kanë një Gjykatë Kushtetuese të pranishme, e cila nuk është e korruptuar dhe është garancioni i tyre dhe e drejta e tyre”, thotë Ambasadori britanik, Andy Sparks.

Ndërsa, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, bëri të ditur se qytetarët, pa dallim etnie, kanë filluar t’i drejtohen këtij institucioni, për çështje të ndryshme.

“E njoftova se kohëve të fundit, Gjykatës Kushtetuese, kanë filluar t’i drejtohen edhe komunitetet joshumicë, përkatësisht, serbët. Janë katër raste, gjë që, është shenjë se pranohet një paanshmëri dhe profesionalizëm i Gjykatës, në punën tonë.

Hasani, gjithashtu, e falenderoi Qeverinë britanike, organizatën DFID, për ndihmën e vazhdueshme që po jep në funksionalizimin e plotë të këtij institucioni.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)