25 Prill 2024

Spanja shpall masa të reja për të evituar krizën

Madrid, 2 dhjetor - Kryeministri spanjoll ka deklaruar se qeveria e tij do të shesë 30 për qind të aksioneve në llotarinë shtetërore, dhe po ashtu do të privatizojë pjesërisht aeroportet në Madrid dhe në Barcelonë për të zbutur shqetësimet e tregut në lidhje me stabilitetin ekonomik të vendit.

Jose Luis Rodriguez Zapatero i tha paralmentit se qeveria gjithashtu do të ndalë së paguari subvencionin prej 420 eurosh për personat që u ka skaduar afati i marrjes së ndihmës si të papunë.

Njoftimet pritet të sigurojnë investitorët e Spanjës, të cilët dyshojnë se Spanja mund të ndjekë hapa e Greqisë e Irlandës, të cilave iu desh ndihma financiare për të mubuluar borxhet e tyre.

Një pako e ndihmës për Spanjën- shteti i katërt me ekonominë më të madhe në mes të 16 vendeve të eurozonës- do të vinte në sprovë financat evropiane.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)