28 Mars 2024

Soros zotohet t'i dhurojë 100 milionë $ Human Rights Watch

SHBA, 8 shtator -  Financieri miliarder amerikan dhe filantropisti Xhorxh Soros po dhuron 100 milionë dollarë për organizatën Human Rights Watch.

Në një deklaratë sot, organizata tha se zoti Soros po dhuron grantin përmes Fondacionit të tij Shoqëria e Hapur, që e themeloi për të nxitur tolerancën dhe demokracinë në mbarë botën.

Human Rights Watch thotë se zoti Soros do t’i dhurojë këto fonde gjatë një periudhe 10 vjeçare dhe i ka bërë sfidë organizatën që të grumbullojë 100 milionë dollarë të tjerë me kontribute private.

Human Rights Watch nuk pranon financime qeveritare.

Organizata me seli në Nju Jork thotë se granti ka për qëllim t’i bëjë të mundur Human Rights Watch të hapë zyra në kryeqytete të rëndësishme rajonale në mbarë botën dhe të përdorë influencën e saj për t’i bindur fuqitë e reja që të mbrojnë të drejtat e njeriut.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)