27 Prill 2024

Slloveni, paga mesatare për qershor arrin 965 euro

Lubjanë, 17 gusht - Paga mesatare neto në Slloveni për muajin qershor arrin 965,71 euro, që është për një për qind më shumë se paga mesatare në muajin maj.

Në nivel vjetor paga mesatare është rritur për 4,4 për qind, lajmëroi Enti shtetëror për statistikë.

Paga mesatare bruto në qershor arrinte 1.491,57 euro që paraqet rritje prej 1,1 për qind krahasuar me muajin maj dhe për 4,4 për qind krahasuar me muajin qershor të vitit të kaluar.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti sllovenët e punësuar në mesatare kanë marrë pagë prej 952,73 euro. Që është për 3,9 për qind më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, përderisa pagesa mesatare bruto është rritur për katër për qind në 1.471,47 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)