29 Mars 2024

Sindikatat: Kryeministri në largim po i anashkalon shërbyesit civil

Prishtinë, 23 nëntor - Sindikata e Pavarur e Administratës dhe sindikata e pavarur e Judikaturës që përfaqësojnë të drejtat dhe interesat e të punësuarve në organet e Administratës Komunale dhe qendrore dhe në organet e Jurispodencës së Kosovës, reagojnë ashpër ndaj një vendimi të kryeministrit të Kosovës në largim i botuar në mjetet e informimit publik në Kosovë, i cili premton një rritje të pagave selektive vetëm për kategoritë e arsimit fillor dhe të mesëm në Kosovë.

Sipas një njoftimi këto sindikata, janë të shqetësuara dhe irrituar jo nga fakti se kryeministri në largim ju premton një rritje të kësaj kategorie të pagave si shpresëdhënëse për përmasimin e pozitës së tyre materiale, por për faktin se kryeministri në largim nuk i përfshin dhe i anashkalon shërbyesit tjerë civil dhe kategoritë tjera të të punësuarve që financohen nga buxheti i Kosovës që është një veprim i padrejtë dhe jo real, veçmas kur kihet parasysh pozita shumë e keqe materiale e të punësuarve në Administratës Publike në nivelin lokal dhe qendror të Kosovë.

"Ky shqetësim merr karakter edhe më shqetësues, bazuar në faktin se ndoshta Qeveria në dorëheqje ka të pregaditur projekt buxhetin për vitin 2011, me të cilin projekt-buxhet mund të mos jenë të përfshira në rritje apo nivelim të pagave edhe kategoritë tjera që financohen nga buxheti i Kosovës që do të ishte i papranueshëm për këto kategori të të punësuarve të cilat janë kategoritë më të anashkaluar dhe më të papërfillura nga qeveria e Kosovës."

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)