29 Mars 2024

Sindikatat gjermane protestojnë kundër politkës sociale

Berlin, 8 nëntor - Të paktën 11.000 vetë kanë protestuar në Hanover kundër politikës sociale të qeverisë gjermane.

Shoqata e sindikatave gjermane (DGB) kishte bërë thirrje për këtë miting protestues me moton "Për një politikë të drejtë, kundër mospërfilljes sociale".

Sindikatat kërkojnë paga minimale me 8,50 euro ora e punës dhe  heqjen e daljes në pension në moshën 67 vjeç.

Në të njëjtën kohë ato protestojnë edhe për rritjen e ndihmave financiare  të njerëzve të papunë dhe për rivendosjen e tatimeve për pronat.

Shefi i DGB-së Michael Sommer tha se koalicioni i Unionit CDU/CSU dhe FDP-së ka shkatërruar rendin shoqëror.

Ata janë bërë bashkëpunëtorë të interesave të punëdhënësve dhe të pronarëve.

Protesta të tjera do të organizohen më 13 dhe 18 nëntor në Dortmund, Shtutgart, Nyremberg, Erfurt dhe Kil.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)