23 Prill 2024

Sindikata e shërbyesve civilë nuk heqin dorë nga protesta

Prishtinë, 9 mars - Në mundësit e përpjekjeve për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të dy palët, delegacioni i tri Sindikatave që përfaqësojnë interesat dhe të drejtat e Shërbyesve Civil të Kosovës, sot, janë takuar me kryeministrin Hashim Thaçi, ministrin e financave Ahmet Shala dhe atë të Administratës Publike Arsim Bajrami.

Në këtë takim, është diskutuar mundësia e përmbushjes së kërkesave të kësaj kategorie, konform mundësive buxhetore dhe mundësive ligjore, e cila kategori e nëpunësve civil, e ka pozitën materiale më të pafavorshme nga të gjitha kategoritë tjera që financohen nga buxheti i Kosovës.

"Kryeministri u pajtua se kjo kategori, është kategoria më e anashkaluar dhe u zotua se në vazhdimësi, do të bëjë përpjekje për përmirësimin gradual të kësaj kategorie të të punësuarve", thuhet në një komunikatë të tri sindikatave.

Sipas komunikatës kryeministri Thaçi, ka autorizuar Ministrin e Financave dhe Ministrin e Administratës Publike, që konform mundësive buxhetore, të përmbushi pjesën e kërkesave.

"Thaci është zotuar, se τdo marrëveshje që do të arrihet në mes të përfaqësuesve të Sindikatës dhe Ministrive përkatëse, do ta mbështesë dhe do ta zbatoj në praktikë", thuhet në komunikatë.

Ndërsa ministrat janë zotuar se dialogu do të vazhdojë të mërkurën për ofrimin e qëndrimeve dhe gjetjen e një zgjidhje të mundshme dhe të pranueshme për të dy palët.

"Kryesitë e Sindikatave, janë pajtuar se, masa e paralajmëruar për grevë në vendin e punës, mbetet në fuqi deri sa këto tri kryesi të Sindikatave, do të marrin ndonjë vendim tjetër, konform ndonjë marrëveshje eventuale të pranueshme për të dy palët", përfundon komunikata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)