29 Mars 2024

Sindikata e shërbyesve civil dhe administrates, grevë më 15 mars

Prishtinë, 8 mars - Sindikatat e Pavarura që përfaqësojnë të drejtat dhe interesat e punonjësve civilë në Kosovës kanë vendosur që më 15 mars të aplikojnë grevën si masë sindikale për të gjitha organet e Administratës Publike.

Megjithëse nuk është arritur ende në një zgjidhje, sindikatat njoftojnë se janë në kontakte të vazhdueshme me qeverinë për zgjidhjen e problemeve.

"Ndonëse kërkesat e shërbyeseve civilë janë minimale, të kapshme dhe të realizueshme, nevojitet një vullnet më i madh i Qeverisë se Kosovës, për përmbushjen e tyre. Mu për këtë, është paraparë që bisedat në nivel më të lartë të vazhdojnë sot, mirëpo për arsye objektive ato do të vazhdojnë më datë 9 mars", theksohet në komunikatën e sindikatave.

Ndërkohë, këto sindikata i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që t'i shqyrtojë seriozisht kërkesat e tyre, t'i përmbushë ato dhe të ofrojë një zgjidhje të pranueshme për dy palët, sepse, siç thuhet, çdo veprim jashtë dialogut shkon në dëm të interesave të përgjithshme, për të cilën përgjegjësia do të binte mbi Qeverinë e Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)