03 Shkurt 2023

Sindikata e Doganës kërkon rritjen e pagave

Prishtinë,11 shkurt - Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës edhe njëherë ka shqyrtuar situatën e fundit rreth përmirësimit të kushteve sociale për punonjësit doganor dhe mendon se është momenti i fundit që të realizohen kërkesat tona, për përmirësimin e kushteve dhe mirëqenies së zyrtarëve të angazhuar në këtë institucion.

Kërkesat sindikates se doganave sipas tyre bazohen në sukseset e arritura të Doganës që nga themelimi i saj e deri më sot ku për çdo vit kalendarik Dogana e Kosovës ka tejkaluar parashikimet për përmbushje të Buxhetit të Kosovës, kur dihet fakti se të ardhurat e realizuara nga Dogana e Kosovës kanë ndikuar pozitivisht në ngritje të standardit dhe rritje të buxhetit, ndërsa ne si shpërblim nga Institucionet vendore kemi pranuar vetëm neglizhencë rreth kërkesave tona.

Gjithashtu suksesi i Doganës së Republikës së Kosovës ka bërë që ky Institucion të renditet dhe klasifikohet nga BE-ja ndër institucionet më të suksesshme vendore falë angazhimit të zyrtarëve profesionist të cilët kanë ndikuar drejtpërdrejt në imazhin e mirë për këtë institucion mjaft të rëndësishëm për Republikën e Kosovës.     

Andaj kërkesat tona janë si vijon :

   1. Qe urgjentisht te nxjerrët Ligji për dogana,
   2. Rritja e pagave,  dhe
   3. Aplikimi i sigurimit shëndetësor – invalidor
 

"Kërkojmë nga organet kompetente qe te merren  ne shqyrtim kërkesat ne afate sa me te shkurte, pasi qe konsiderojmë se janë te drejta dhe plotësisht legjitime. Kërkesat tona janë reale dhe dëshirojmë qe barazohemi me koleget tona ne rajon sa i përket gjendjes materiale."
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)

- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Biblioteka Kombëtare, ora 16:00)