19 Gusht 2022

“Shujtë për të gjithë”, edhe në Prishtinë

Prishtinë, 18 gusht - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, (MPMS), pas projektit në Mitrovicë “Shujtë për të gjithë”, ka vazhduar në Prishtinë për ushqimin e të varfërve.

Kësaj iniciative i janë bashkuar me mjete ndihmë edhe Komuna e Prishtinës, Aleanca Kosovare e Biznesit, PTK-ja dhe “Raiffeisen Bank”.

Ministri i MPMS-së, Nenad Rashiç tha se projekti do të vazhdojë në të ardhmen.

“Falënderojë të gjithë ata që kanë ndihmuar në këtë projekt dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojë kjo iniciativë për ushqimin e të varfërve që janë në nevojë”.

Ndërsa kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa tha se Komuna ka dhënë 10 mijë euro, dhe sipas tij, kjo shumë është solide për t’i ushqyer të varfëritë në muajin e Ramazanit.

“Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që këtë projekt ta bashkërendisim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale në mënyrë që ata që e meritojmë të jenë përfitues dhe nëse kërkohet vazhdimi i këtij projekti ne do ta mbështesim me mjete shtesë”, tha Mustafa.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, (AKB), Agim Shahini tha se gjithmonë bizneset e Kosovës do t’i mbështesin iniciativat që kanë të bëjmë ne ndihmën e të varfërve.

“Në këtë kohë të krizës ne duhet të mendojmë edhe për kategoritë e varfra të Kosovës dhe t’i ndihmojmë në mënyra të ndryshme”, tha Shahini.

Ndërsa ““Raiffeisen Bank”, e ka ndihmuar projektin me një ndihmë prej 600 mijë euro që është edhe shumë më e madhe e siguruar për këtë projekt.

Drejtori ekzekutiv i“Raiffeisen Bank”, Robert Wright tha se kjo ndihmë do të vazhdojë sepse sipas tij, ndihma për të varfrit është diçka shumë humane.

“Raiffeisen Bank’, edhe në të ardhmen do t’i ndihmojë projektet e tilla dhe jemi shumë të lumtur që po i ndihmojë këto kategori”, tha Wright.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 gusht 2022 - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

= Mbahet ceremonia solemne e vënies se gurthemelit të ndërtesës së re të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Nexhat Çuni” tek ish objekti i KRU “Mitrovica”. (Rruga “Bislim Bajgora” Mitrovicë, ora 12:00)