25 Prill 2024

Shqipëri, Kreditë e këqija pengesë për ekonominë

Tiranë, 16 gusht - Një vrojtim i fundit i Bankës së Shqipërisë vëren se rritja e kredive të këqija po bëhet një nga pengesat kryesore për kreditimin e ekonomisë.

Banka Qëndrore vëren se, si pasojë e rritjes së kredive me probleme dhe ecurisë së ngadaltë të ekonomisë, bankat private po vazhdojnë të shtrëngojnë politikat e kreditimit për biznesin dhe individët duke rritur normat e interesit dhe kërkesat për garanci pasurore.

Ato që po penalizohen më shumë janë bizneset e vogla dhe të mesme, të cilat e kanë tashmë shumë më të vështirë për të siguruar një kredi. Vrojtimi tregon se bankat gjykojnë si kredinë më me rrezik, atë që shkon për investime.

Të dhënat e detajuara, të nxjerra nga pyetësorët e Bankës së Shqipërisë, tregojnë se në tremujorin e dytë të vitit nga 10 banka të marra në vrojtim, 3 prej tyre i kanë shtrënguar edhe më kreditë për investime, 7 i kanë mbajtur të pandryshuara dhe vetëm njëra i ka lehtësuar disi.

Shqipëria është përballur dy vitet e fundit, me një rritje të fortë të kredive të këqija, si pasojë e shumë faktorëve që kanë të bëjnë me efektet e krizës ekonomike, e cila ka goditur të ardhurat e bizneseve dhe individëve, rënien e ritmeve të kreditimit dhe në disa raste edhe politikat jo të kujdesshme të ndjekura nga bankat vitet e kaluara.

Tashmë që kreditë e këqija kanë arritur në 12 për qind të totalit, ose mbi 500 milionë dollarë, bankat kanë filluar të shtrëngojnë kushtet për dhënien e kredive, çka po pengon kreditimin e ekonomisë dhe investimet e reja në ekonomi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)