24 Prill 2024

Shqipëri: “Bankat të mbulojnë kreditë e këqija me kapital”

Tiranë, 3 qershor - Një rregullore e re për menaxhimin e rrezikut e miratuar pak ditë më parë nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë sanksionon detyrime shtesë për bankat në drejtim të shtimit të kapitalit dhe uljes së portofolit të kredive në disa raste.

Rregullorja përcakton një numër të madh kushtesh, të cilat nuk plotësohen aktualisht nga pothuajse asnjë nga bankat që veprojnë në Shqipëri. Rregullorja do të forcojë kontrollin e bilanceve të bankave nga BSH dhe sipas ekspertëve, do të sjellë ngathtësi të tregut të kreditimit.

Kufizimet janë në të gjitha drejtimet dhe synojnë të detyrojnë bankat të shtojnë kapitalin ose të mos rrisin kreditimin në rast se rrezikojnë humbje nga kreditë e dhëna më herët. Bankat në Shqipëri konsiderohen, sipas të gjitha standardeve, të mirëkapitalizuara, pasi kapitalet e vetë pronarëve të bankave janë të barabarta me 17 për qind të totalit të bilancit të sistemit.

Megjithatë, BSH ka vendosur rregulla shtesë, të cilat synojnë të detyrojnë secilën prej bankave më vete të mos rrezikojnë paratë e depozituesve. Sipas rregullores, aksionerët e bankave duhet të investojnë në to kapitale më të mëdha se sa norma e kredive të këqija, ndërsa bankat nuk do të lejohen më të marrin investime të rrezikshme në bondet e vendeve në zhvillim.
Kreditë e këqija, 10 për qind

Kushti më i ashpër që prek shumicën dërrmuese të bankave, sanksionohet në nenin 2, ku thuhet: “Raporti i kredive me probleme me totalin e kredive, nuk duhet të jetë më shumë se 10 për qind”.

Duke qenë se kreditë e këqija në sistemin bankar shqiptar sot janë rreth 12 për qind, shumica dërrmuese e bankave rrezikon ndëshkimet nga Banka e Shqipërisë, në rast se nuk menaxhojnë siç duhet, brenda një kohe të shkurtër, këtë problem.

“Subjekti [banka] respekton në çdo kohë treguesit e mjaftueshmërisë së kapitalit, siç përcaktohet në raportet e mëposhtme: a. raporti i kapitalit me totalin e aktiveve nuk duhet të jetë më pak se 5% (pesë për qind) në vitin e parë të veprimtarisë, 8% (tetë për qind) në vitin e dytë dhe 10% (dhjetë për qind) në vazhdim; b. raporti i kapitalit me totalin e aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara dhe të patrupëzuara (neto), nuk duhet të jetë më pak se 100% (njëqind për qind); c. raporti i kapitalit me totalin e kredive me probleme (neto) nuk duhet të jetë më pak se 100% (njëqind për qind)”, – thuhet në rregulloren e re. Kreditë e këqija u rritën me shpejtësi vitin e fundit si pasojë e vështirësive të krijuara mes klientëve të kategorisë “biznes”.

Pavarësisht kredive të këqija, sistemi bankar ka arritur në tërësi të dalë me fitime edhe gjatë vitit të krizës, kryesisht për shkak të kuadrit të dobët rregullativ të marrëdhënieve të bankave me klientët, gjë që i ka mundësuar bankave të transferojnë humbjet te klientët e rregullt.

“Çdo investim në tituj, me përjashtim të investimeve në titujt e emetuar nga qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe titujve të emetuar nga qeveritë dhe/ose bankat qendrore të vendeve të OECD, nuk duhet të tejkalojë 5% (pesë për qind) të kapitalit të subjektit”, shkruhet në nenin 6 të rregullores.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)