29 Mars 2024

Shpërblehen taksapaguesit më të mirë

Prishtinë, 1 korrik -  Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku ka vlerësuar sot se pagesa e tatimeve nuk është vetëm shpenzim për bizneset por është një investim afatgjate frytet e se cilës i korr gjithë shoqëria, janë investimet në rrugë, shkolla, shëndetësi, siguri, në sundim të ligjit dhe përmirësimit e kualitetit te jetës së qytetarit te Kosovës. 

Këto komente ministri Zharku i bëri në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve tatimpaguesve më të mëdhenj të Kosovës organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Me këtë rast ministri Zharku ka thënë se dihet rëndësia e pagesës së tatimeve, pasi që te gjithë jemi qytetar te një shteti që ka për baze qëndrueshmërinë fiskale .

“Megjithatë ne duhet te jemi te vetëdijshëm se çdo here ka ekzistua dhe do te ekzistoj një mos pajtueshmëri ne mes bizneseve dhe qeverise mbi lartësinë e tatimeve. Thënë me thjesht biznesi çdo here do te kërkoj tatime me te ulëta ne mënyrë qe te mund te investoj me shume ne zgjerimin e bizneseve te tyre, ne anën tjetër qeveria do te mundohet te mbaje shume te tatimeve ne rritje me tendencë për rritjen e buxhetit te Kosovës  për projekte te ndryshme, ndërsa në aspektin e tregtisë ai qe shet mendon gjithmonë qe shet lire ndërsa ai qe blen gjithmonë mendon qe blen shtrenjte”, ka thënë ministri Zharku .

Ai ka thënë se në vendin tone politika fiskale e vitit te kaluara, e cila përfshiu përgjysmimin e tatimit ne te ardhura personale dhe tatimi ne te ardhura te korporatave, ka qene optimale duke përmbushur qëllimet e te dyja palëve si te biznesit edhe te qeverise .

“ Për ne nuk është me rendësi madhësia e një biznesi apo shuma e tatimeve qe ai paguan shtetit por është performanca ligjore e atij biznesi. Ju qe sot shpërbleheni jam i sigurt qe i plotësoni këto dy kushte themelore jeni edhe me te mëdhenjtë por edhe me te mirët”, përfundoi ministri Zharku.

U.d. së kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës  Safet Gërxhaliu tha se shteti i ri i Kosovës ka shume sfida përpara për tu rreshtuar ne boten bashkëkohore perëndimore.

“Njëra nga me madhoret është ajo ku qytetari përveç gëzimit te  gjitha te drejtave te njeriut i kryen rregullisht obligimet e veta ndaj shtetit. Pagimi i tatimit ndaj shtetit përben njërën nga mënyrat me themeltare te qytetareve ne vendet me demokracinë perëndimore. Nga ana tjetër ne shtetit e ri te Kosovës evazioni fiskal përbën njërën nga sëmundjet me te mëdha dhe me te renda ekonomike. Llogaritet qe shuma e parave qe qarkullon jashtë sistemit dhe kontrollit te rregullt financiar kap shumën qe është njëjte me lartësinë e buxhetit te qeverise se Kosovës”, tha kryetari Gërxhaliu .

Për këtë arsye sipas tij kjo është arsyeja perse tatimpaguesit e rregullt e sidomos ata qe prijnë ne pagimin e borxheve te tyre ndaj shtetit mund te cilësohen si heronjtë e paqe.

“Ata duhet te shfrytëzohen si shembull dhe se si drejtpërsëdrejti ndihmohet dhe forcohet fundamenti mbi te cilin ngrihet shteti i tyre”, tha kryetari Gërxhaliu duke theksuar se ndihet i privilegjuar që është pjesë e këtij evenimenti.

Lekë Musa, kryetar i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë tha se kjo ceremoni tanimë tradicionale e filluar nga OEAK 5 vite më parë, është kthyer tani më në një ditë ku japim mirënjohje biznesit dhe kontribuuesve individual tatimor në Kosovë. 

“Biznesi dhe tatimpagues nuk është tjerët vetëm tatimpagues por pikësëpari është punëdhënës, krijues i një të ardhmeje të Kosovës , kontribuues në rritje të mirëqenies së përgjithshme në Kosovë.  Në këtë drejtim qeveria duhet të siguroj se të hyrat e paguara nga qytetari Kosovar shndërrohen në rritje ekonomike dhe zhvillim ekonomik për qytetar.  Ndërsa çdo entitet duhet t’i konsideroj tatimet si një detyrim për të mirën e përgjithshme e jo diçka penalizuese”.

Leka vlerësoi se ajo çfarë ka më së shumti rëndësi është se sa e gjerë është baza e tatimpaguesve, dmth se sa janë duke kryer obligimet e tyre të gjithë qytetarët.

“Për të qenë në gjendje për të paguar tatime, klima e investimeve duhet të përmirësohet në mënyrë që të mundësohet hapja e sa më shumë bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe të tërheqim sa më shumë investitor të huaj.  Për këtë qeverisë i mbetet obligim që të kryej shumë punë për të rregulluar këtë ambient investiv në Kosovë.  Tatimpaguesit të cilët shpërblehen sot, paguajnë 13 milion Euro tatime dhe punësojnë gati 2,000 punëtorë.  Këto 12 kompani kanë gati 131 milion euro qarkullim”, tha kryetari Musa.

Behxhet Haliti , drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës dhe Naim Huruglica, drejtor i Doganave të Kosovës vlerësuar se është në rritje vetëdija për pagimin e obligimeve tatimore dhe taksave doganore dhe se manifestimet si kjo e sotmja do të kontribuojnë në rritjen e vetëdijes se obligimet ndaj shtetit gjithsesi duhet të kryhen.

Me këtë rast mirënjohje si tatimpagues më të mirë morën këto organizata. Në kategorinë e kompanive me qarkullim vjetor prej 100.000 deri 1 milion euro mirënjohje morën Shpk IMS Refractory”, KS “Besa Security”, “Eurolloto”, shpk, dhe Co-Colina, shpk.

Në kategorinë e ndërmarrjeve me qarkullim prej 1-2 milion mirënjohjet iu ndan: N.T. Interadria, Newco Trofta” LLC. NPT Abi & Elif” dhe “Wurth Kosova”, shpk.

Ndërsa në kategorinë e ndërmarrjeve me qarkullim vjetor prej më shumë se 2 milion euro me mirënjohje si tatimpagues më të mirë u shpallen “Sharr Beteilingung GmbH, Birra Peja, Sh.A., Buçaj, shpk dhe “Asseco SEE shpk”.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)