28 Mars 2024

Shoqata e Bankave te Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit

Prishtinë, 3 nëntor - Shoqata e Bankave te Kosovës organizon konferencën e 20 vjetorit të ShBK-së me temë “Pershpejtimi dhe nxitja drejt një të ardhmeje me te qendrueshme për Kosovën: Roli i bankave dhe financimit”.

Hapja e Konferencës do të bëhet nga Petrit Balija, Kryeshef Ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Albert Luemzi, Kryetar i Bordit të Drejtorëve të SHBK si dhe Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti.

Ndërsa diskutimin e vazhdojnë përfaqësues të Bankave Komerciale te Kosovës, Bankës Botërore, Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fondit Monetar Ndërkombëtar, BERZH etj.

Shoqata e Bankave të Kosovës shënon 2 dekada bashkëpunimi dhe inovacioni në sektorin bankar, ndërkaq Konferenca vë fokusin në të ardhmen dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të industrisë bankare ku panelet e diskutimit do të shtjellojnë temat: "Roli i bankave në përshpejtimin e zhvillimit digjital, të gjelbër, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Kosovë" dhe "Rritja e prodhimit vendor dhe eksporteve duke rritur qasjen e përgjithshme në financa për NVM-të".

SHBK mbështet zhvillimin e sektorit bankar dhe është zëri përfaqësues i industrisë bankare në Republikën e Kosovës.

Shoqata mbështet bankat anëtare për të arritur objektivat e tyre duke ofruar një platformë për avokim, ngritje kapacitetesh dhe marrëdhënie me publikun.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)