26 Prill 2024

Shkarkimi i Guvernatorit, Kuvendi kërkon rekomandim nga BQK

Prishtinë, 7 shtator - Kryesia e  Kuvendit të Republikës së Kosovës bashkë me shefat e grupeve parlamentare, në mbledhjen e sotme të drejtuar nga Jakup Krasniqi, kryetar i Kuvendit, ka përcaktuar rendin e ditës për dy mbledhjet plenare të Kuvendit, të cilat do të mbahen më 15 dhe 16 shtator.

Më 15 shtator kuvendi do të debatojë lidhur me procesin e  privatizimit të PTK-së sipas mocionit të Grupit Parlamentar të LDD-së, kurse në mbledhjen tjetër plenare, më 16 shtator, kryeministri Thaçi paraqitet në interpelancë lidhur me prishjen dhe rinegociimin e Marrëveshjes mbi sigurimet shoqërore ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës. Interpelanca është thirrur sipas kërkesës së deputetit Xhemajli, e mbështetur edhe nga deputetë të tjerë.

Në po këtë seancë parashihet të shqyrtohen për herë të dytë: Projektligji për Financimin e Subjekteve Politike, Projektligji për Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Projektligji për Konfliktet Administrative. Do të shqyrtohet, ndërkaq, edhe  Strategjia  dhe Propozim Vendimi i Qeverisë së Kosovës për privatizimin e PTK-së.

Duke e shqyrtuar pikën e ditës së seancës së djeshme të Kuvendit të Kosovës:  propozimin e Bordit Drejtues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për shkarkimin e Guvernatorit të BQK-së, Kryesia, pas një debati shterues të çështjes, i ka sugjeruar Bordit të BQK-së që rekomandimin për shkarkimin e guvernatorit ta bëjë në bazë të Ligjit (të ri) për BQK-në, të miratuar më 27 korrik, 2010.

Kryesia po në takimin e sotëm ka shqyrtuar mocione, rekomandime dhe kërkesa të ndryshme, si: Kornizën afatmesme të shpenzimeve të Republikës së Kosovës 2011-2013, Raportin vjetor të Auditorit të Përgjithshëm të Kosovës, për vitin financiar 2009, Propozim-vendimin e kryeministrit të Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Pronës dhe të zëvendësdrejtorit të Sekretarisë ekzekutive, etj., duke kërkuar nga komisionet përkatëse të përgatisin për Kuvend raportet me rekomandime, para se çështjet të nxirren për shqyrtim në mbledhjen plenare të Kuvendit të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)