29 Mars 2024

SHBA është e përfshirë në përpjekjet e Kosovës për luftimin e korrupsionit

 Prishtinë, 13 dhjetor - Gjatë një fjalimi kryesor në Gala Darkën e Bamirësisë të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, falënderoi Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë për mbledhje të fondeve për kauza të vlefshme. Ai tha se ngjarjet si këto demonstrojnë rëndësinë e përgjegjësisë sociale të korporatave.

Ambasadori Hovenier tha më tej se pjesëtarët e sektorit privat të Kosovës luajnë rol të rëndësishëm në adresimin e tri sfidave të ndryshme: diversifikimin e energjisë, fuqizimin ekonomik për të gjithë, dhe sundimin e ligjit.

Duke folur për diversifikimin e energjisë, ambasadori Hovenier tha se termocentralet e vjetra të Kosovës kanë ndikim të rëndësishëm në parashikueshmërinë e furnizimit me energji, në shëndetin e qytetarëve, dhe në tërheqjen e investitorëve potencialë.

Ambasadori Hovenier theksoi rëndësinë e fuqizimit gjithëpërfshirës ekonomik, duke nënvizuar se 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës gjinore. Ambasadori Hovenier tha se kur gratë gëzojnë mundësitë e barabarta të garimit në biznes, atëherë ato performojnë shumë mirë. Ambasadori that shoqëria përfiton nga diversiteti më i madh në qeveri, institucionet shoqërore, dhe komunitetet e biznesit.

Ambasadori Hovenier kërkoi nga Oda Amerikane të luajë rol udhëheqës në shoqërinë e Kosovës për të mundësuar eliminimin e barrierave në zhvillimin profesional, dhe heqjen e pengesave me bazë gjinore ndaj njerëzve, ashtu që të gjithë të jemi kampionë të sigurimit të një mjedisi të barabartë

Ambasadori Hovenier mirëpriti përpjekjet e Kosovës për luftimin e korrupsionit, duke shtuar se Qeveria e SHBA-së është e përfshirë në përkrahjen e këtyre përpjekjeve, duke përfshirë edhe rolin aktiv të USAID-it në themelimin e gjykatës komerciale.

Në fund, ambasadori falënderoi bizneset për ndihmën në avancimin e vizionit të përbashkët për një Kosovë sovrane, të pavarur, të suksesshme dhe prosperuese, që është mision i përbashkët i Ambasadës së SHBA-së dhe i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)