18 Gusht 2022

SHBA: Ekonomia vazhdon të humbë vende pune

Washington, 3 korrik - Dy raporte ekonomike të publikuara sot nga qeveria amerikane ngjallën dyshime rreth fuqisë së rigjallërimit ekonomik në Shtetet e Bashkuara. Porositë për bizneset amerikane ranë 1,4 përqind në muajin maj, ndërkohë që ky sektor kishte qenë më parë një nga pikat më të forta të ekonomisë.

 

Ndërkohë, ekonomia amerikane humbi 125,000 vende pune në muajin qershor.

Presidenti Obama thotë se ekonomia po ecën në drejtimin e duhur megjithë raportin që flet për rënien e vendeve të punës në qershor, e cila e çon nivelin e papunësisë në 9,5 përqind. Presidenti i bëri komentet në Bazën Ajrore Andrews përpara se të nisej për në Virxhinian Perëndimore për të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor për nder të senatorit  Robert Byrd.

Niveli i punësimit shihet si kyç për shpenzimet e konsumatorëve, që nga ana e tyre kanë rëndësi kritike për rigjallërimin e ekonomisë. Por papunësia vazhdon të jetë e lartë dhe shitjet e shtëpive po ecin ngadalë.

"Shtëpitë dhe vendet e punës janë dy probleme paralele kur bëhet fjala për rigjallërimin ekonomik", thotë eksperti Matt Miller.

Veçanërisht bizneset e vogla vazhdojnë të rriten ngadalë.

"Punonjësit e mij janë të nervozuar, janë edhe të trembur," thotë Bill Begal.

Ekonomistët shpresojnë që rigjallërimi të vijë fillimisht te biznesi i madh e pastaj te bizneset më të vogla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)