27 Prill 2024

SHBA, Bernanke mbron përpjekjet për rritjen ekonomike

Washington, 20 nëntor - Kreu i Bankës Qendrore amerikane mbrojti përpjekjet për të nxitur rritjen ekonomike duke hedhur qindra miliardë dollarë në treg.

Ben Bernanke u tha homologëve të tij në një takim në Gjermani sot se mënyra më e mirë për të ndihuar ekonominë globale është rritja në Shtetet e Bashkuara. Ekonomia amerikane është më e madhja në botë.

Niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara është 9 presje 6 përqind. Zoti Bernanke tha se pa veprimin e debatueshëm të bankës, papunësia mund të rritet edhe më tej.

Ai u bëri thirrje vendeve të lejojnë forcat e tregut të vendosin normat e këmbimit monetar. Kjo lë të kuptohet se Kina duhet të ndalë ndërhyrjen për ta mbajtur të ulët vlerën e monedhës së saj.

Plani amerikan është kritikuar nga Gjermania dhe Brazili si dhe nga republikanët e opozitës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)