16 Gusht 2022

SHBA - BE, marrëveshje për të dhënat e bankave evropiane

Bruksel, 29 qershor - Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nënshkruan një marrëveshje që lejon Uashingtonin të njihet me të dhënat e bankave evropiane për të zbuluar financimet e mundshme të rrjeteve terroriste.

Marrëveshja e nënshkruar dje në Bruksel duhet të miratohet nga parlamenti evropian, i cili në shkurt e hodhi poshtë një marrëveshje të ngjashme për shkak të shqetësimeve rreth të drejtës së privatësisë.

Agjencia franceze e lajmeve citon Komisioneren për Punët e Brendshme të Bashkimit, Cecilia Malmstrom të ketë thënë se ajo është optimiste se marrëveshja e aritur të hënën, të cilës i janë bërë ndryshime nga varianti fillestar, do të miratohet javën e ardhshme.

Analistë amerikanë kanë shqyrtuar të dhënat e banakave evropiane për transferimin e parave që nga viti 2001, pas sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara.

Por Shoqata e Telekomunikacionit Financiar Botëror Ndërbankar  që kontrollon këto të dhëna, e njohur me inicialet SWIFT, ka lëvizur nga Shtetet e Bashkuara në Belgjikë, kur ligjet e forta të BE-së për privatësinë, e kufizojnë mbledhjen e të dhënave të tilla.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 gusht 2022

- Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon debatin publik për të prezantuar dhe diskutuar rreth draft Strategjisë Kombëtare dhe Planit të Veprimit për Menaxhimin dhe Kontrollin e Qenve me dhe pa Pronar 2022-2028. (Amfiteatri i Qeverisë në ish ndërtesen e Rilindjes, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, do të takojë Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. (Kuvendi i Kosovës, Salla N204, ora 9:00 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit)

- Komuna e Rahovecit organizon degjim publik me biznese dhe grupe te interesit për buxhetin e vitit 2023 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për vitet 2024-2025. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)