29 Mars 2024

Serbia t'i paguaj mbi 10 miliard euro dëme që ka bërë në Kosovë

Prishtinë, 26 shtator - Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se dëmet që shteti serbi i ka shkaktuar, Kosovës gjatë luftës dhe pushtimit 10 vjeçar llogariten të jenë mbi 10 miliard euro.

Këto dëme kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës të ripërtërihet shumë ngadalë që të gjeneroj vend të reja të punës.

Tash kur flitet që bisedimet teknike që pritet të fillojnë në mes Prishtinës dhe Beogradit, temë e bisedimeve duhet të jetë edhe çështja e dëmeve që Serbia i ka bërë në Kosovë.

Kryetar i Instituti për Hulumtime Zhvillimore në “Riinvest”, Muhamet Sadiku vlerëson se dëmet që Serbia i ka shkaktuar në Kosovë janë të papërshkrueshme.

Ai thotë se sektori që është dëmtuar më së shumti dhe vështir po e merr veten është ai i bujqësisë.

Sipas Mustafes në bisedimet në mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të përfshihen të gjitha çështjeve, por ajo e dëmeve gjithsesi të jetë në qendër të bisedave.

“Në bisedimet që po flitet që do të zhvillohen në mes Kosovës dhe Serbisë, duhet të përfshihen të gjitha çështjet praktike. Biseda të karakterit teknik të cilat do tua lehtësojnë jetën qytetarëve. Në kuadër të bisedave teknike pjesë Kosova duhet të insistoi që të bisedohen edhe çështjet e dëmeve”, thotë Mustafa.

Mustafa vlerëson se provoja nga bisedat dhe çështjen e dëmshpërblimeve nga luftërat në Ballkan janë të këqija.

“Bosnja e pati padit Serbinë për krime, për gjenocid dhe ajo nuk ishte e sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare. Por, Kosova para hunëve të Qeverisë së Serbisë duhet t’i qoi çështjet e dëmeve që janë bërë në popullatë në resurse në astete publike, shoqërore”.

Mustafa thotë se ajo që më së vështiri po e merr veten, është sektori i bujqësisë. “Kishim një krim të jashtëzakonshëm dhe ajo që më së vështiri po ripërtërihet janë asetet në bujqësi”.

Në kuadër të bisedave të Vjenës ‘Riinvesti’, ka qenë në involvuar në përgatitjen e një materiali për dëmet që Serbia i ka bërë gjatë luftës.

Por, Mustafa vlerëson se çështja e shumës së dëmeve është gjithmonë relative, për shkak se duhet ende material dhe vlerësime.

“Shifrat e dëmeve janë të ndryshme dhe ende nuk mundë të flitet për një shifër përfundimtare. Por llogaritet të jenë përmbi 10 miliard dëme. Por duhet të shikohen edhe një herë materialet dhe të jepen vlerësime”.

Mustafa thotë se dëmet e Serbisë kanë shkaktuar shumë probleme në ekonominë e Kosovës dhe e kanë dëmtuar shumë.

“Gjatë luftës dëmet kanë qenë tejet të mëdha. Në Kosovë janë shkatërruar përmbi 120 mijë shtëpi të banimit, infrastruktura, fabrikat, asetet, industria”, thotë Mustafa.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Xhevat Meha, mendon se kompensimi i dëmeve të luftës ka implikime politike dhe sipas tij, për këto arsye politike është edhe vështirë e realizueshme.

“Ne dokumente ndërkombëtare, lufta në Kosovë ka pasur tendencë që të mos quhet luftë, por konflikt”, thotë Meha.

“Askush në botë me vullnet të vet nuk do paguante dëme lufte, janë faktorët detyrues që e bëjnë këtë. Ne rastin tonë, me qe nga Bashkësia Ndërkombëtare nuk po shihet ndonjë vullnet për këtë gjë, vështirë se Kosova e vetme do të mund ta detyronte Serbinë të paguaj këto dëme”, vlerëson Meha.
 
Ai mendon se përcaktimit i vlerës së dëmeve, ka vështirësi sepse për një kohë të gjatë nuk ka pasur regjistrim të pasurive në Kosovë.

“Po te formohej një Komision nga qeveria, puna e këtij komisioni do te mund të vlerësohej si subjektive dhe jo-reale. Në mungese te vullnetit politik ndërkombëtarë, nuk mund te konsiderohet si e dobishme që qeveria të bëjë shpenzime pa qenë e sigurt në nxjerrjen e rezultateve”, thotë Meha.

Ndërkaq Haki Shatri ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave mendon se çështja e dëmeve është e patrajtuar dhe është harruar për shkak të gjendjes politike që ka mbertuar në Kosovë.

“Problemi i dëmeve tash është koha që të preket sepse më herët Kosova ka pasur problemet e statusit dhe për dëmet nuk ka qenë momenti të debatohet. Ndërsa tash nëse veç ka biseda në mes Prishtinës dhe Beogradit normal që dëmet duhet të jenë temë e bisedimeve”, thotë Shatri.

Lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti mendon se janë tri lloj të dëmeve të cilat Serbia ia ka borxh Kosovës, dhe duhet t’i kompensojë.

“Rimbursimi për eksploatimin afatgjatë të resurseve tona prej se na ka okupuar si koloni të saj më 1912; dëmet e shkatërrimit të qëllimshëm dhe të vetëdijshëm të kapaciteteve tona prodhuese e zhvillimore gjatë viteve të nëntëdhjeta përmes plaçkitjes, dëmtimit të qëllimshëm dhe keqmenaxhimit, ku do të duhej të hynin edhe plaçkitjet e fondeve tona financiare si depozitat bankare, fondi pensional, etj.; si dhe dëmet e shkatërrimeve masive materiale të kryera nga forcat policore e ushtarake të Serbisë gjatë luftës së fundit”.

Kurti vlerëson se vlerësimi i këtyre dëmeve duhet të bëhet sa më saktësisht dhe për secilin nga to të ndërtohen dosje të karakterit juridik dhe ekonomik.

“Këto pastaj do të shërbenin si bazë për ngritjen e padisë kundër Serbisë në gjykatat ndërkombëtare. Por një gjë e tillë nuk pritet nga Qeveria aktuale e Kosovës siç nuk kemi pritur as nga qeveritë e mëparshme të Kosovës. Fatkeqësisht krerët e deritashëm institucional e politik të vendit tonë kanë treguar gatishmëri dhe vendosmëri”.

Sipas Kurtit Kosova duhet të insistojë që Serbia t’i kompensojë të gjitha dëmet dhe ta kthejë tërë pasurinë të cilën na e ka plaçkitur e shkatërruar.

“Serbia, përveç procesit gjyqësor kundër saj, duhet kushtëzuar me ndërprerjen e të gjitha marrëdhënieve ekonomike deri sa ta njeh pavarësinë e Kosovës, deri sa të heq dorë nga synimi për t’i kontrolluar pjesë të caktuara të territorit tonë, dhe deri sa të na i shpaguaj dëmet ekonomike e infrastrukturore të cilat na i shkaktuar e po vazhdon të na i shkaktojë”, vlerëson Kurti.  

Herë do kur Serbia do të detyrohet të paguaj të gjitha dëmet që i ka shkaktuar në Kosovë ashtu siç u paguan Gjermania atyre vendeve që u ka shkaktuar dëme.

Elhami Ismajli

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)