26 Prill 2024

Serbia është e zhytur në borxhe

Beograd, 14 gusht - Borxhi shtetëror i Serbisë në fund të qershorit ka qenë 10.8 miliardë euro. Sipas të dhënave të Dhomës ekonomike serbe ai është 953 milionë euro më shumë në krahasim me dhjetorin e 2009.

Në të njëjtën kohë, raporti mes borxhit shtetëror dhe BDP është 32.7 për qind që është 31.3 për qind më shumë nga periudha deri më 31 dhjetor të vitit 2009.

Borxhi i brendshëm është 4.1 miliardë euro, kurse ai i jashtëm 5.1 miliardë euro. Në gjashtë muajt e parë të vitit, deficiti buxhetor i Serbisë është rreth 546 milionë euro që është për rreth 19 për qind më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)