17 Janar 2022

Sektorë të ekonomisë amerikane po rriten me shpejtësi

SHBA, 6 prill - Dy raporte të publikuar sot tregojnë se disa sektorë kyç të ekonomisë amerikane janë rritur me shpejtësi ndërkohë që ekonomia më e madhe e botës po e merr veten nga recesioni, më i rëndi në dekada.

Sektori i shërbimeve, që shërben si barometër për një pjesë të madhe të ekonomisë, u rrit në muajin mars me ritmin më të shpejtë në afro katër vjet.

Një organizatë biznesi e quajtur Instituti për Meaxhimin e Ofertës, njofton gjithashtu se treguesi i saj për aktivitetin e biznesit u rrit për të tretin muajin me radhë. Edhe një raport mbi sektorin e shtëpive ishte optimist.

Shoqata Kombëtare e Agjentëve Imobiliarë njoftoi se shitjet e shtëpive të cilat kanë patur të paktën një pronar u rritën me shpejtësi në muajin shkurt.

Ekonomistët e vëzhgojnë nga afër këtë raport sepse këto lloj banesash përbëjnë pjesën më të madhe të tregut imobiliar dhe për shkak se ishin problemet në këtë sektor që u bënë shkak për recesionin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2022

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim dhe Projektligjin pÑ‘r Arkivat Shtetërore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, Keisuke Yamanaka. (Kabineti i kryetarit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performances të ndërmarrjes publike KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)
    
- Federata e Boksit e Kosovës shpallë më të mirët e vitit 2021. (Hotel Sirius, ora 12:00)