18 Gusht 2022

Sberbank, synon bankën turke të General Electric

Moskë, 10 mars - Banka më e madhe kredituese në rusi Sberbank është futur në listën e pretenduesve që synojnë të blejnë 20.85% të aksioneve të bankës turke Garanti Bank, në pronësinë aktuale të General Electric.

Garanti Bank ka aksionet më aktive në bursën e Stambollit dhe pjesa e aksioneve që do të shiten vlerësohen në 3,7 miliardë dollarë në vlerën aktuale të aksioneve të bankës në bursë. Shitja e aksioneve nga konglomerati amerikan është pjesë e politikës së pakësimit të prezencës së saj në tregun financiar.
Besohet se tenderi për aksionet do të zhvillohet në 12 mars dhe deri më tani interes kanë paraqitur 6 banka dhe institucione financiare.

Sberbank është e kontrolluar nga shteti rus. Në strategjinë e bankës përfshihet zgjerimi i aktivitetit përtej kufijve shtetërorë. Në planin 5 vjeçar të paraqitur në vitin 2008 është theksuar se synohet të gjenerohet një rritje midis 5 dhe 7% të fitimit në çdo vit nga aktivitetit jashtë kufijve shtetërore.

Garanti është një nga sukseset e viteve të fundit në sektorin bankar turk. Aksionet e bankës u rritën me 143% në vitin 2009, duke tejkaluar rritjen me 116% të indeksit bankar në bursën e stambollit.

Dogus Group ëhstë pronar i 30.5% të aksioneve tek Garanti dhe analsitët kanë spekuluar për një rritje të mundshme të asioneve. Ndërkohë mediat turke kanë raportuar se  Banco Santander e Spanjës, Intesa Sanpaolo  e Italisë dhe sida institucione financiare të gjirit persik kanë shprehur interesin për blerjen e aksioneve. Burime të tjera kanë konfirmuar se HSBC dhe Standard Chartered janë blerës potencialë.

General Electric, është prodhuesi i parë në botë për motorrët e avionëve dhe për turbinat e energjisë elektrike. Në vitin e kaluar fitimet e sektorit financiar të saj ranë me 73%.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 gusht 2022

 - Mbahet seanca në rastin e falsifikimit të tenderit 800 mijë euro për rinovimin e objektit të PSRK-së ndaj të akuzuarit Tahir Sopa, përfaqësues i firmave “NBT ING SHPK” dhe “NPN Bajramaj”. (Pallati i Drejtësisë, ora 9:30)

- Komuna e Rahovecit mbant dëgjimi publik për buxhetin e vitit 2023 më bashkësit lokale, lagjet urbane dhe përfaqesues të shkollave. (Shtëpia e Kulturës 'Mensur Zyberaj' në Rahovec, ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mban konferencë për media e cila ndërlidhet me shpalljen e grevës së përgjithshme. (Zyrat e BSPK-së, ora 13:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e programit Rezidenca 17. (Shtëpia e Hivzi Sulejmanit në lagjen Taslixhe, ora 18:00)