24 Prill 2024

Sarkozy nuk toleron keqpërdorimin e parave publike

Paris, 6 korrik - Një sërë aferash kanë disa javë që po e preokupojnë opinionin francez dhe e kanë diskretituar qeverinë Sarkozy.

Së fundmi për shkak të disa skandaleve me dietat në Francë dhanë dorëheqjen dy sekretarë shteti.

Në fakt presidenti donte ta ristrukturonte kabinetin në vjeshtë duke reaguar ndaj kritikave.

Por tanimë dy sekretarë shteti që ishin më tepër në qendër të kritikave, dhanë dorëheqjen duke i dalë në këtë mënyrë përpara flakjes nga postet prej Nicolas Sarkozy-së: Alain Joyandet, përgjegjës për territoret franceze përtej oqeanit dhe Christian Blanc, përgjegjës për Parisin dhe rrethinat.

Sarkozy nuk mund të mos i pranonte ato, sepse ai vetë kishte kritikuar publikisht mënyrën dorëlëshuar sesi silleshin disa anëtarë të kabinetit me paratë publike.

Zëdhënësi i qeverisë Luc Chatel: "Presidenti dhe kryeministri vendosën të nxjerrin pasoja prej atyre ndodhive që francezët nuk i kuptojnë dhe nuk i pranojnë. Pas një kontakti të shkurtër të dy sekretarëve të shtetit iu kërkua të japin dorëheqjen.

 Në kohët e krizës kur prej qytetarëve kërkohen përpjekje serioze, është shumë e rëndësishme që politikanët të japin shembullin personal. Presidenti Sarkozy ia ka bërë të qartë këtë këshillit të ministrave dhe ka theksuar se nuk do ta tolerojë asnjë që vepron kundër këtij udhëzimi..“

Por me sa duket dy sekretarët e shtetit janë vetëm viktima që po sakrifikohen për ministrin e Punës Woerth, i cili duhet që deri në verë të ketë gati reformën e pensioneve për presidentin Sarkozy.

Skandalet e dy sekretarëve të shtetit

Shkaqet për dorëheqjet e dy sekretarëve të shtetit janë tepër banale: njëri prej dy sekretarëve të shtetit kishte blerë puro në vlerë prej 12.000 eurosh, të cilat i kishte paguar nga fondet e ministrisë.

Tjetri akuzohet se për një udhëtim shërbimi në Karaibe kishte përdorur një avion privat që kishte kushtuar 116.000 euro, në vend që të përdorte avionë linje. Veç kësaj ai kishte zgjeruar shtëpinë në Cote-d'Azur duke përdorur një leje ndërtimi të falsifikuar.

Skandalet i kishte zbuluar gazeta satirike javore "Le Canard Enchaîné", e cila i ka futur frikën qeverisë për shkak të artikujve të ngjashëm. Kështu ka dyshime të forta se edhe anëtarë të tjerë të kabinetit kanë dëmtuar autoritetet fiskale, duke mos përdorur p.sh. për vete por duke ua lënë në përdorim të afërmve banesat që u vë në dispozicion shteti, ose duke qenë dorëlëshuar në lidhje me shpenzimin e dietave.

Për ministrin e Punës Eric Woerth opozita ka dyshime se është përzier në një skandal, duke e ndihmuar direkt ose indirekt trashëgimtaren e koncernit L'Oreal, Liliane Bettencourt, që t'i transferonte miliardat në Zvicër për t'u shpëtuar taksave në Francë. Për këtë pritet që të ketë edhe shkarkime apo dorëheqje të tjera.

Për momentin besimi i francezëve ndaj presidentit, politikanëve dhe institucioneve të shtetit është mjaft i dobët. Rreth 64 % e francezëve mendojnë se politikanët e vendit janë në shumicën e tyre të korruptuar.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)