11 Gusht 2022

Sanksionet e BE-së ngrijnë asete ruse me vlerë mbi 12 miliardë euro

Bruksel, 21 qershor -  Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand ka bërë të ditur se sanksionet e BE-së ndaj oligarkëve rusë kanë ngrirë asete me vlerë rreth 12.5 miliardë euro.

“Vlera e përditësuar është pothuajse dyfishuar nga 6.7 miliardë euro në muajin prill. Ato përfshijnë jahte luksoze, pasuri të paluajtshme, helikopterë dhe vepra arti”, tha Wigand.

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, Bashkimi Evropian ka miratuar raunde të shumta sanksionesh që kanë shënjestruar ekonominë e Rusisë, sistemin financiar, bankën qendrore, zyrtarët e lartë të qeverisë, si dhe presidentin rus, Vladimir Putin dhe rrethin e tij të ngushtë.

Në prill, dega ekzekutive e BE-së tha se ishin sekuestruar pasuri me vlerë 30 miliardë euro.

Një zëdhënës i Komisionit konfirmoi më vonë se asetet nga Banka Qendrore ruse ishin përfshirë në shumën fillestare.

Në fund të muajit maj, u raportua një vlerë prej gati 10 miliardë eurosh pa përfshirjen e këtyre aseteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)