25 Prill 2024

Rusia me probleme për ndërtimin e deponive dhe rritjen e rezervave të gazit

Moskë, 5 shtator - Kohëve të fundit në Rusia janë rritur shqetësimet se Gazprom nuk do të mund të përmbush zotimin për ndërtimin e depove të reja për deponimin e rezervave të gazit, për shfrytëzim të amvisërive dhe industrisë ruse gjatë dimrit.

Ministri i energjisë, Nikolay Shulginov, është shprehur, se pret që Gazprom do të mbajë premtimin dhe që brenda dy muajve të ndërtoj depot për deponimin e gazit, për shfrytëzim gjatë dimrit.

Pos problemit për ndërtimin e depove të gazit, Rusia do të përballet edhe me vështirësi për të mbushur depozitat e reja me gaz, pasi që në prag të dimrit do të duhet të zvogëlojë shitjet ditore të gazit për Evropën Perëndimore me përafërsisht 80%, pasi që aq do ti nevojitët për mbushjen e rezervave të saja.

Çdo zvogëlim i eksporteve të gazit për Evropën Perëndimore, do të thotë edhe më pak para për buxhetin rus.

Përveç që Rusia është furnizuesi më i madh me gaz i Evropës Perëndimore, Rusia vet është një konsumatorë i madh i gazit.

Edhe pse Gazprom është në nivelet më të mëdha të prodhimit në 10 vitet e fundit, nevojat e brendshme për gaz janë rritur falë temperaturave të ulëta të dimrit të kaluar dhe të nxehtit të këtij viti.

Në lidhje me ketë problematikë është prononcuar drejtori i Inspired Energy, Nick Campbell, i cili thotë që mund të pritet që Gazprom njëherë të mbush rezervat brenda Rusisë e pastaj të furnizoj Evropën.

E gjithë kjo lojë e Rusisë në prag të dimrit është një sinjal shqetësues për Evropën. Kjo do të duhej që të shtyjë Evropën që të orientohet në rritjen e kapaciteteve për depozitim të gazit të lëngët LNG, çka do të ndikonte në zvogëlimin e varësisë ndaj gazit rus.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)