20 Prill 2024

Rusi, organizohet panairi i milionerëve

Moskë, 25 tetor - Ndër çuditë super të shtrenjta, të ekspozuara në panairin e sivjetëm të mallrave luksoze në Moskë, gjenden edhe tenxherja e zbukuruar me diamante dhe prodhimet për kujdesin ndaj lëkurës me çmime marramendëse.

Ky panair, i hapur në sallonin Manezh në qendër të kryeqytetit të Rusisë, kishte për qëllim të dëshmojë përmirësimin e ekonomisë së atij shtetit i cili ishte prekur nga kriza ekonomike globale.

Kështu pasanikët rusë mund të blejnë tenxheren e prodhuesit gjerman “Fissler”, aspak të përshtatshme për të zier në të. Dorezat dhe kapaku i tenxheres janë të zbukuruara me 270 diamante, ndërsa kapaku është i praruar me ar 18 karatësh. Tenxherja kushton 150.000 euro, një çmim gati i njëjtë sa një Porsche Cayenne SUV.

Firma gjermane ekspozoi edhe prodhime për kujdesin ndaj lëkurës të quajtur BB Royal, të cilat shiten në shishe të dekoruara me 5.000 kristale Swarovski.

Përveç këtyre prodhimeve, vizitorët kanë mundësi të shohin edhe pianon prej xhamit, me vlerë 110.000 euro, e cila luan vetë notat.

Në seksionin e makinave sivjet është ekspozuar vetëm një helikopter dhe disa makina sportiv, ndërmjet të cilëve edhe një Lamborghini i kuq me vlerë prej 729.000 dollarëve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)