25 Prill 2024

Rritje rekorde e ekonomisë gjermane

Berlin, 14 gusht - Bëhen publike statistikat për rritjen ekonomike për vendet evropiane që përdorin euro-n, dhe këto shifra priten të tregojnë një rritje.

Ekonomia gjermane ka shënuar një rritje prej 2.2 për qind në tremujorin e fundit, tregojnë statistikat paraprake të dhëna nga qeveria gjermane.

Kjo rritje, shënon edhe ecurinë më të mirë të ekonomisë gjermane që prej ribashkimit.

Ka shenja se ekonomitë në Francë, madje edhe në Spanjë kanë shënuar rritje mes muajve Prill dhe Qershor, me gjithë krizën e borxhit grek dhe tronditi rajonin në fillim të këtij viti.

Por rritja e ekonomisë gjermane është më e madhe se e vendeve të tjera, dhe në fakt është një rritje rekord edhe për vetë Gjermaninë që nga unifikimi i saj, sipas zyrës kombëtare të statistikës Destatis.

Një nga faktorët për këtë rritje të madhe të ekonomisë janë eksportet e forta të ndihmuara nga brishtësia e euros. Statistikat për vendet e tjera të eurozonës do të publikohen më vonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)