01 Maj 2024

Rritet besimi i konsumatorëve në SHBA

SHBA, 1 shtator - Raportet ekonomike që u publikuan sot tregojnë se konsumatorët amerikanë janë më pak pesimistë por se aktiviteti i biznesit vazhdon të rritet me ngadalësi.

Indeksi i besimit të konsumatorëve i Bordit të Konferencës u rrit me më pak se 0.3 për qind. Analistët thonë se kjo pasqyron shqetësimet në rritje për vendet e punës dhe çështje të tjera.

Një raport tjetër nga Instituti për Menaxhimin e Ofertës thotë se indeksi i tij i aktivitetit të biznesit në zonën e Çikagos ra mbi 5 për qind në gusht.

Kjo do të thotë se aktiviteti i biznesit po vazhdon të rritet, por më ngadalë.  Duke vëzhguar zonën e Çikagos, ekspertët nxjerrin përfundime për gjendjen e ekonomisë kombëtare.

Ekspertë të ndryshëm do të botojnë disa studime për tregun e punës së Shteteve të Bashkuara në fund të kësaj jave, përfshirë raportin për shifrat e papunësisë që del të premteve. Ekonomistët parashikojnë se përqindja e papunësisë do të rritet disi duke arritur në 9.6 për qind. Ata parashikojnë gjithashtu se ekonomia do të ketë një humbje të përgjithshme prej 100 mijë vendesh pune. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)