02 Shkurt 2023

Rriten shpenzimet e konsumatorëve në SHBA

Washington, 2 nëntor - Disa raporte për ekonominë të publikuara sot, thonë se shpenzimet e konsumatorëve në Shtetet e Bashkuara u rritën në mënyrë modeste në muajin shtator, ndërsa prodhimi industrial u rrit më tepër se në muajt e mëparshëm.

Në një raport të Departamentit të Tregtisë thuhej se shpenzimet e konsumatorëve u rritën vetëm me 0,2 për qind në muajin shtator. Një tjetër raport i një grupi biznesi thotë se indeksi i tij i rritjes në sektorin e prodhimit arriti shifrën më të lartë në disa muaj.

Anketimet e opinionit tregojnë se shqetësimi i votuesve për ekonominë mund ta dëmtojë Partinë Demokrate të Presidentit Obama në zgjedhjet e nesërme për në Kongres. Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se rritja e eksporteve dhe ulja e papunësisë janë çështje të rëndësishme në programin e zotit Obama gjatë vizitave të tij të ardhshme në Korenë e Jugut dhe në vende të tjera aziatike.

Zyrtarët thonë se Washingtoni do t’i vazhdojë bisedimet me Kinën lidhur me çështje të monedhës dhe shtojnë se është bërë përparim pak përparim për këtë çështje.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)