28 Mars 2024

Rrezarta Pllana emërohet Koordinatore për themelimin e Fondit Sovran

Prishtinë, 28 qershor - Rëndësia e përshpejtimit të procesit të funksionalizmit të Fondit Sovran, u theksua nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në hapje të takimit të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran.

Në këtë takim, të tretin me radhë të Komisionit Ekzekutiv për Fondin Sovran u diskutuan dhe miratuan hapat e radhës për funksionalizimin e këtij Fondi.

U diskutua për funksionalizimin e grupit punues që do jetë përgjegjës për hartimin e projektligjit për Fondin Sovran.

Nisur nga propozimi që derivon nga Koncept Dokumenti i miratuar në Qeverinë e Republikës së Kosovës, u miratua vendimi për emërimin e znj.Rrezarta Pllana, Koordinatore për funksionalizimin e Fondit Sovran.

Koordinatorja do të jetë përgjegjëse për strukturimin e ndërmarrjeve publike, si dhe propozimin për themelimin e grupit të ekspertëve, që do bëhen pjesë e grupit punues për hartimin e Ligjit për Fondin Sovran.

Në takim morën pjesë Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)