28 Mars 2024

Regjistrimi i popullsisë një nga prioritetet kryesore të Kosovës

Prishtinë, 11 maj - Në kuadër të përgatitjeve për vazhdimësinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri ka pritur sot Peter Everaers nga EUROSTAT-i.

Në kuadër të përgatitjeve për vazhdimësinë e procesit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, Ministrja e Administratës Publike, Edita Tahiri ka pritur sot Peter Everaers nga EUROSTAT-i, drejtor i bashkëpunimit, komunikimit dhe indikatorëve vendimtarë me jashtë, si dhe udhëheqës i Grupit Menaxhues të Monitorimit Operacional Ndërkombëtar, thuhet në komunikatën e kësaj Ministrie.

Më tej thuhet se Everaers, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të tij në EUROSTAT dhe përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Everaers ka konfirmuar vlerësimin pozitiv të Grupit Menaxhues të Monitorimit Ndërkombëtar për përgatitjet teknike të bëra për regjistrimin e popullsisë dhe ka theksuar nevojën e intensifikimit të fushatës sensibilizuese për Regjistrimin e Popullsisë, e cila do të përfshinte dhe do të aktivizonte të gjithë faktorët relevantë, të cilët do të jenë pjesë e regjistrimit.

Ministrja e MAP-it, pasi ka përmendur se regjistrimi i popullsisë përbën një nga prioritetet kryesore të vendit, Tahiri ka theksuar rëndësinë e statistikave për shtetin e ri të Kosovës, të cilat do të krijonin bazën e rëndësishme të të dhënave.

“Një proces i depolitizuar, për realizmin e të cilit do të përdoren standarde unike, që do të prodhojnë të dhëna të sakta dhe të pranueshme, do të jetë bazë për mirëqenien e qytetarëve të vendit dhe do të hapë rrugën drejt integrimeve evroatlantike”, ka thënë Ministrja Tahiri, e cila ka shtuar se fushata sensibilizuese, që tashmë ka filluar për regjistrim të popullsisë dhe implementimi i strategjisë së informimit dhe komunikimit, synon dialogun proaktiv dhe konstruktiv me qytetarët, i cili do të ndikojë në ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e gjithpërfshirjes në regjistrim dhe shmangien e perceptimeve jo të drejta duke ofruar sqarime të nevojshme dhe të ofruara me kohë.

Mes tjerash, në këtë takim, u bisedua edhe për fuqizimin dhe qartësimin e aspektit ligjor, që ka të bëjë me regjistrimin e popullsisë dhe statistikat si dhe me përfshirjen e përvojave të vendeve evropiane në këtë proces.

Gjithashtu, u theksua edhe roli i rëndësishëm i donatorëve dhe koordinimi i tyre në këtë proces, i cili është i rëndësishëm, kompleks dhe me implikime financiare, që do të përballohet bashkërisht nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe donatorët ndërkombëtarë, përmes Fondit të Mirëbesimit, përfundon komunikata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)