25 Prill 2024

Raste të Konfliktit të Interesit në Institucionet e Larta Publike

Prishtinë, 11 maj - Lëvizja FOL nga shtatori i vitit 2009, është angazhuar në luftimin e korrupsionit dhe formave të tij siç janë edhe rastet e konfliktit të interesit dhe veprave të kryera si rezultat i shpërdorimit të pozitës zyrtare ose autorizimit.

"Gjatë punës sonë të monitorimit të zbatimit të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit dhe ligjit kundër korrupsionit si dhe disa ligjeve dhe akteve nënligjore të cilat drejtpërdrejtë apo tërthorazi kanë të bëjnë me luftimin e korrupsionit kemi vërejtur se disa zyrtarë të lartë kanë konflikt interesi", ka thënë Petrit Zogaj nga Levizja Fol.

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në nenin 7 përkufizon konfliktin e Interesit si gjendje e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat të një zyrtari, kur gjatë ushtrimit të funksionit të tij zyrtari ose personi i afërt ka interes privat pasuror ose personal jo pasuror, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikon, ose mund të ndikoj në kryerjen në mënyrë të drejtë të funksionit publik, kur gjendet në situata të shkeljes së mundshme të parimeve, të kufizimeve dhe ndalesave apo detyrimeve, sipas dispozitave të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.

Në raportin e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit për vitin 2009 kjo Agjenci, ka evidentuar gjithsej 47 raste të konfliktit të mundshëm të interesit.

Më tutje ky raport thekson se “Në mesin e rasteve të vitit 2009, AKK e ka paralajmëruar një zyrtar të lartë në Zyrën e Kryeministrit (ZKM) për ekzistimin e konfliktit të interesit.

Edhe pse kanë  kaluar të gjitha afatet ligjore, AKK ende nuk ka marr përgjigje për shmangien e konfliktit të interesit e as për ndërmarrjen e masës që AKK sipas ligjit, i ka propozuar institucionit ku zyrtari i lartë punon që i njëjti të largohet nga puna. Këtu bëhet fjalë për Drejtorin e Zyrës së Prokurimit në ZKM z. Isa Hajdari” .

Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit thotë se zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik duhet të veproj në mbrojtje të  interesit publik dhe nuk ka të drejt që interesin e tij privat ta vërë para interesit publik, për mbrojtjen e të cilit është zgjedhur apo emëruar.

Sipas Ligjit Kundër Korrupsionit Marrëdhënie e afërt - nënkupton marrëdhënien mes dy personave: të cilët janë në vijë të gjakut në vijë të drejtë gjerë në pakufi, në vijë të tërthortë deri në shkallën e katërt dhe në gjini të krushqisë deri në shkallën e dytë. 

Kodi Penal i Kosovës me kapitullin XXIX përkufizon veprat penale kundër detyrës zyrtare dhe përcakton si vepra penale:

Shpërdorimin e pozitës zyrtare ose të autorizimit, Përvetësimin gjatë  ushtrimit të detyrës, Mashtrimin në detyrë, Përdorimin e paautorizuar të pasurisë, dhe një sërë veprash penale të cilat janë të dënueshme, ne nuk i paragjykojmë  rastet e poshtëshënuara, dhe nuk mund të vërtetojmë ekzistencën e  veprave penale për shkak se për këtë gjë është e thirrur vetëm gjykata, megjithatë ne mendojmë se në disa raste të cilat do ti përmendim tani edhe mund të këtë elemente të veprave penale.

Lëvizja FOL pas një analize juridike dhe pas verifikimit të të dhënave mbi bazën e fakteve konsideron se këta persona janë potencialisht në konfliktit interesi sipas Legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës. 

   1. Xhevdet Smakiqi, është këshilltar ligjor i Ministrit të Transportit Fatmir Limaj dhe njëherësh edhe zyrtar ligjor në Postë-Telekomin e Kosovës. 

         1. Kjo paraqet konflikt interesi për shkak se z. Smakiqi, duhet të informojë Ministrin Limaj për rastet e shkeljeve ligjore që mund të ndodhin në PTK pasi kjo ndërmarrje publike monitorohet nga Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, gjithashtu Qeveria e Kosovës është mbajtësi i aksioneve dhe i të drejtave në këtë Kompani.

         2. Konsideroj se ka shkelje të nenit 24 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ku personi zyrtar duhet veproj përputhje me interesin e përgjithshëm.

         3. Zyrtari duhet ta kryej punën e tij, me ndërgjegje, paanshmëri, ta ruaj autoritetin e institucionit për funksionin që e ushtron në pajtim me ligjin.

         4. Me paragrafin 3 të  nenit 13 të Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, parashihet për zyrtarin në fjale vetëm funksione nga lëmit e sportit, shkencës dhe veprimtarisë humanitare.

         5. Këtu ka elemente të  raportit të dy anshëm dhe nuk ka asnjë nga këto veprimtari. Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit nuk mund të ushtrojë funksion tjetër pa pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur”, Neni 9 paragrafi 8 i Ligjit Kundër Korrupsion.

         6. Gjithashtu kjo është  në kundërshtim edhe me vendimin e Qeverisë së Kosovës Nr. 08/3 të datës 22.01.2008 i cili ndalon postet e dyfishta për këshilltarët.

   2. Gani Koci, deputet dhe zyrtar ligjor në KEK.

 Koci është  në Komisionin për Buxhet dhe Financa ku diskutohen edhe çështje që kanë të bëjnë me financimin e projekteve të KEK. 

         1. Konsideroj se ka shkelje të nenit 72 dhe neni 74 te Kushtetutës e cila përcakton është Papajtueshmëri me mandatin e deputetit që të ketë post ekzekutiv në ndërmarrje publike.

         2. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kanë titullin “zyrtar i lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.

         3. Neni 10 i Ligjit për parandalimin e konfliktit te interesit përcakton se Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të ushtroj funksion tjetër, përjashtimisht vetëm me pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur apo emëruar dhe që nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji apo ligjit tjetër, në këtë rast deputetin e ka zgjedhur qytetari i Kosovës e jo Kryetari i Kuvendit, çka është jo ligjore marrja e pëlqimit nga Kryetari i Kuvendit (nëse ekziston pëlqimi), gjithashtu kjo parashihet si ndalesë edhe me nenin 24 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ku personi zyrtar duhet veproj përputhje me interesin e përgjithshëm, dhe interes i përgjithshëm në këtë rast është përfaqësimi i popullit në Kuvend.

         4. Nëse z. Koci, shkel ligjin zyrtar ligjor në KEK, përgjegjësi penale sipas ligjit në të njëjtën kohë mbrohet nga Kushtetuta e Kosovës, neni .75 paragrafi 1 te përkufizimi i imunitetit te deputetëve.

   3. Besa Gaxherri, deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe zyrtare në Postë-Telekomin e Kosovës, dega në Pejë.

         1. Konsideroj se ka shkelje të nenit 72 dhe neni 74 te Kushtetutës e cila përcakton është Papajtueshmëri me mandatin e deputetit që të ketë post ekzekutiv në ndërmarrje publike.

         2. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kanë titullin “zyrtar i lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.

         3. Neni 10 i Ligjit për parandalimin e konfliktit te interesit përcakton se Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të ushtroj funksion tjetër, përjashtimisht vetëm me pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur apo emëruar dhe që nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji apo ligjit tjetër, në këtë rast deputetin e ka zgjedhur qytetari i Kosovës e jo Kryetari i Kuvendit, çka është jo ligjore marrja e pëlqimit nga Kryetari i Kuvendit (nëse ekziston pëlqimi), gjithashtu kjo parashihet si ndalesë edhe me nenin 24 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ku personi zyrtar duhet veproj përputhje me interesin e përgjithshëm, dhe interes i përgjithshëm në këtë rast është përfaqësimi i popullit në Kuvend.

         4. Nëse znj. Gaxherri, shkel ligjin si punëtore e postë telekomit, përgjegjësi penale sipas ligjit në të njëjtën kohë mbrohet nga Kushtetuta e Kosovës, neni .75 paragrafi 1 te përkufizimi i imunitetit te deputetëve.

   4. Slobodan Petrovic, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe koordinator në Zyrën për Komunitete në PTK

         1. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kane titullin “zyrtar I lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.

         2. Konsideroj se ka shkelje të nenit 72 dhe neni 74 te Kushtetutës e cila përcakton është Papajtueshmëri me mandatin e deputetit që të ketë post ekzekutiv në ndërmarrje publike.

         3. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kanë titullin “zyrtar i lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.

         4. Neni 10 i Ligjit për parandalimin e konfliktit te interesit përcakton se Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të ushtroj funksion tjetër, përjashtimisht vetëm me pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur apo emëruar dhe që nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji apo ligjit tjetër, në këtë rast deputetin e ka zgjedhur qytetari i Kosovës e jo Kryetari i Kuvendit, çka është jo ligjore marrja e pëlqimit nga Kryetari i Kuvendit (nëse ekziston pëlqimi), gjithashtu kjo parashihet si ndalesë edhe me nenin 24 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ku personi zyrtar duhet veproj përputhje me interesin e përgjithshëm, dhe interes i përgjithshëm në këtë rast është përfaqësimi i popullit në Kuvend.

         5. Nëse z. Petrovic, shkel ligjin zyrtar ligjor në KEK, përgjegjësi penale sipas ligjit në të njëjtën kohë mbrohet nga Kushtetuta e Kosovës, neni .75 paragrafi 1 te përkufizimi i imunitetit te deputetëve.

   5. Gani Buqinca, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe redaktor në Radio Televizionin e Kosovës.

         1. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kane titullin “zyrtar I lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.

         2. Konsideroj se ka shkelje të nenit 72 dhe neni 74 te Kushtetutës e cila përcakton është Papajtueshmëri me mandatin e deputetit që të ketë post ekzekutiv në ndërmarrje publike.

         3. Deputetet sipas Ligjit Kundër Korrupsionit kanë titullin “zyrtar i lartë” çka është ne vijë te njëjtë me presidentin dhe Kryeministrin.

         4. Neni 10 i Ligjit për parandalimin e konfliktit te interesit përcakton se Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të ushtroj funksion tjetër, përjashtimisht vetëm me pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur apo emëruar dhe që nuk është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji apo ligjit tjetër, në këtë rast deputetin e ka zgjedhur qytetari i Kosovës e jo Kryetari i Kuvendit, çka është jo ligjore marrja e pëlqimit nga Kryetari i Kuvendit (nëse ekziston pëlqimi), gjithashtu kjo parashihet si ndalesë edhe me nenin 24 të Ligjit Kundër Korrupsionit, ku personi zyrtar duhet veproj përputhje me interesin e përgjithshëm, dhe interes i përgjithshëm në këtë rast është përfaqësimi i popullit në Kuvend.

         5. Nëse z. Buqinca, shkel ligjin si zyrtar ligjor në KEK, përgjegjësi penale sipas ligjit në të njëjtën kohë mbrohet nga Kushtetuta e Kosovës, neni .75 paragrafi 1 te përkufizimi i imunitetit te deputetëve.

   6. Nesrin Lushta, është kryetare e KQZ-së dhe gjyqtare e Gjykatës Supreme të Kosovës, duke i mbajtur kështu dy poste publike.

         1. Ne konsiderojmë  se kjo është shkelje e nenit 106 të Kushtetutës, i cili e ndalon rreptësisht që gjyqtaret të jenë bartës të funksioneve jashtë gjyqësorit.

         2. Gjithashtu ne mendojmë se kjo është në kundërshtim edhe me nenin 4 të Kushtetutës i cili përcakton formën e qeverisjes dhe ndarjen e pushtetit.

   7. Florian Dushi është ushtrues detyre i sekretarit të përhershëm në Ministrinë e Drejtësisë dhe në të njëjtën kohë është anëtar i KQZ-së nga LDK-ja.

         1. Sipas nenit 5 të  Rregullores 2001/19 për degën ekzekutive sekretari i përhershëm emërohet në pajtim me ligjet që rregullojnë Shërbimin Civil, pra ai është shërbyes civil  e që në rastin konkret kjo është në kundërshtim me parimet udhëheqëse të parashtruara në nenin 2 të Rregullores 2001/36 për shërbimin Civil ku kërkohet neutraliteti politik dhe objektiviteti, i shërbyesve civil, mandej Rregullorja 2001/19 përcakton edhe funksionet e Sekretarëve ku shprehimisht si funksione cakton edhe Administrimin dhe menaxhimin e gjithëmbarshëm të ministrisë, Organizimin dhe punësimin e personelit për ministrinë, Menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë siguruar ministrisë, të gjitha këto kompetenca përfshire këtu edhe menaxhimin financiar të ministrisë janë të parapara që të kryhen nga një shërbyes civil i cili nuk është i ndikuar politikisht dhe nuk bart post politik.

         2. Gjithashtu sipas këtij neni Sekretari, nuk merr udhëzime nga asnjë qeveri, organizatë, institucion apo person, përveç ministrit.

         3. Ne mendojmë se kjo është në kundërshtim edhe me ligjin për prokurimin publik në Kosovë, i cili ne nenin 20 përcakton se “ Inicimi i aktivitetit të prokurimit” i cili kryhet nga zyrtar autorizues në këtë rast i autorizuar nga Sekretari e cili sipas nenit 24 të këtij ligji nënshkruan edhe kontratën publike.

         4. Gjithashtu z. Dushi ka qenë i shkarkuar vitin e kaluar me vendim të Kryeministrit  dhe vazhdimi i qëndrimit të tij në këtë post është në kundërshtim me vendimin e Kryeministrit.

         5. Ne konsiderojmë se ne këtë rast ka shkelje të nenit 9 të ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik i cili përcakton se zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejt të krijojë marrëdhënie varësie nga persona tjerë që do të mund të ndikonin në paanshmërinë dhe shprehjen e vullnetit të lirë në vendimmarrje.

         6. Neni 13 paragrafi 3 i Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit, parasheh për zyrtarin vetëm funksione nga lëmit e sportit, shkencës dhe veprimtarisë humanitare.  “Zyrtari duhet ta kryej punën e tij, me ndërgjegje, paanshmëri, ta ruaj autoritetin  e institucionit për funksionin që e ushtron në pajtim me ligjin”

Lista e lartshënuar nuk nënkupton se persona të  tjerë në pozita të  ngjashme si me ato të lartshënuara nuk janë  në konflikt interesit.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)