28 Mars 2024

Rashiq: do të vazhdojmë të përkrahim fëmijët e braktisur

Prishtinë, 25 qershor - Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq, i shoqëruar edhe nga këshilltari i tij për çështje sociale Behxhet Gaxhiqi, vizituan sot fëmijët e braktisur pa përkujdesje prindërore që janë nën përkujdesjen e fshatit “SOS- Kinderdorf”, organizatë kjo jo qeveritare e cila është aktive në fushën e të drejtave të fëmijëve duke i mbështetur nevojat dhe brengat e tyre që nga viti 1999 e tutje, e cila këtyre fëmijëve u ofron një mjedis të qëndrueshëm familjar, mbështetje individuale derisa të bëhen të rritur dhe përgatitje solide për jetë të pavarur.

Anëtarët e kësaj organizate duke u mbështetur në misionin humanitar dhe programin një javor që e kanë organizuar me titull “ Java e SOS Fshatit të Fëmijëve”, kërkuan nga ministri Rashiq mbështetje financiare dhe përkrahje në realizimin e këtij programi dhe programeve tjera që kanë në vazhdimësi për zhvillim të aktiviteteve për një mirëqenie më të mirë të kësaj kategorie fëmijësh.

Ndërkaq ministri Rashiq me një sensitivitet të veçantë ku për së afërmi u njoftua me gjendjen reale të fëmijëve, fatin e të cilëve nuk e kishin vendosur vetë ata u zotua se do të shikohen të gjitha mundësitë dhe mbështetjet për përkrahje në aktivitete për këta fëmijë edhe tash por edhe në të ardhmen.

“Unë me të vërtetë nuk po kuptoj se si mund të braktisen fëmijët, por mund të ju them se do të vazhdojmë të përkrahim me çdo mundësi tonën në mënyrë që në të ardhmen të kemi shumë aktivitet të përbashkëta, dhe besoni se këtë do e bëjmë nga zemra”, shtoi z. Rashiq.

Tani në objektet e SOS Fshatit që financohet nga SOS-Austria dhe SOS-Norvegjia gjenden gjithsejtë 52 fëmijë të braktisur, ku prej tyre 22 janë deri në moshën 3 vjeçare dhe 30 fëmijë tjerë mbi moshën 3 vjeçare, çka do të thotë se këta fëmijë të braktisur do të qëndrojnë deri në pavarësimin e plotë të tyre që nënkupton deri në sigurimin e plotë të punësimit dhe strehimit të përhershëm.

Në këtë objekt aq humanitar por edhe shumë emocional për të gjithë ata që e vizitojnë, këta fëmijë që në mënyrë aq të padrejtë i’u është mohuar e drejta e përkujdesjes prindërore, ata sërish e përjetojnë marrëdhënien e besimit dhe të dashurisë, e që njëherit vazhdojnë të jenë obligim institucional por edhe obligim i ynë moral i shoqërisë kosovare në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)