24 Prill 2024

Raporte shqetësuese për gjendjen e ekonomisë amerikane

SHBA, 26 gusht - Dy raporte të reja ekonomike të lëshuara sot tregojnë se tregu i shtëpive dhe sektori i prodhimit industrial në Amerikë kanë probleme.

Sipas të dhënave të Departamentit të Tregëtisë, shitjet e shtëpive të reja ranë me 12 përqind nga qershori në korrik, duke shënuar nivelin më të ulët në histori.

Të dhënat e reja zhgënjyese për volumin e shitjeve të shtëpive të reja, pasojnë raportin tjetër po negativ të lëshuar dje, për tregun më të madh, atë të shitjes së shtëpive jo të reja.

Analistët thonë se blerësit e rinj mund të stepen për shkak të papunësisë së lartë dhe të mos kërkojnë kredi për shuma të mëdha, siç kërkon blerja e një shtëpie.

Një raport tjetër i qeverisë, i lëshuar po sot, ve në dukje se sektori i prodhimit industrial u rrit më pak se sa parashikimi.

Kjo mund të frenojë investitorët, pasi sektori i manifakturës ka qënë një prej sektorëve të pakët që kishte shënuar vazhdimisht rritje, në një kohë që ekonomia amerikane po përpiqet të rimarrë veten nga kriza.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)