25 Prill 2024

Raiffeisen zyrtarisht fillon veprimtarinë e saj afariste

Vjenë, 11 tetor – Sot, fillimi i aktivitetit të biznesit për Raiffeisen Bank International (RBI) forcon pozicionin në treg të RBI, e cila është pjesëtare e rëndësishme e grupit të kryesuar nga Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), dhe shënon përfundimin me sukses të procesit të  ristrukturimit.

Bashkimi i Raiffeisen International Bank AG-Holding (Raiffeisen International), tani RBI, me parimin spun-off, të gjitha fushat e biznesit të RZB kanë hyrë në fuqi me hyrjen e saj në regjistrin tregtar të Gjykatës Ekonomike në Vjenë (Handelsgericht Wien).

Duke bërë këtë hap, ne kemi optimizuar strukturën e grupit të RZB-së dhe kemi siguruar që i tërë Grupi të pozicionohet në mënyrë ideale për të ardhmen. Klientët do të përfitojnë duke ju ofruar mundësia për të përzgjedhë nga të gjitha produktet dhe shërbimet tona nga një burim i vetëm, ky hap  e bën më të lehtë që RBI të ketë qasje në tregun e huave dhe kapitalit.

Po ashtu, ne kemi arritur që të sigurojmë që shumica e aksionarëve Austriak të mbahet në këtë grup të suksesshëm bankar ndërkombëtarisht-aktiv për një afat kohorë t të gjatë, "tha Walter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv i RZB dhe Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të RBI.

"RBI do të sjellë së bashku anët e forta të Raiffeisen International si një grup i rëndësishëm bankar në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe ato të RZB si zhvillues kryesor i produkteve me një pozicionim të shkëlqyer në segmentin e korporatave," tha Herbert Stepic, Drejtor i Përgjithshëm i RBI. "Ky bashkim na forcon në të mirë të klientëve dhe partnerëve tanë të biznesit, të cilët do të përfitojnë nga ofertat tona të optimizuara të produkteve dhe shërbimeve."

RBI sjell nën një çati të gjitha tregjet të drejtuara paraprakisht nga Raiffeisen International dhe RZB, pra, klientët e korporatave në Austri dhe rrjetin e saj të gjerë të bankave dhe degët e lizingut në Evropën Qendrore dhe Lindore, po ashtu klientët e korporatave  në Azi dhe në qendrat financiare botërore. RBI mbetet një pjesë e Grupit RZB, e cila është e drejtuar nga RZB, institucion qendror i Grupit Bankar Austriak Raiffeisen.

Bashkimi nga fuqia


Si Raiffeisen International dhe RZB kanë arritur që edhe gjatë krizës globale ekonomike dhe financiare të mbeten fitimprurëse, bashkimi që rezultoi në RBI u arrit nga një pozicioni i fuqisë. Një numër i madh arsyesh ka ekzistuar për bashkimin e Raiffeisen International me RZB . Këto përfshijnë faktin se bashkimi ofron RBI një qasje të optimizuar për rifinancim dhe kapital, duke bërë të mundur që RBI të përfitojë plotësisht nga forca e përtërirë e rritjes ekonomike në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Përveç kësaj, ky bashkim sjell rrjetin e fuqishëm të distribuimit të  Raiffeisen International prej rreth 3.000 degë në 17 tregje të EQL me produktet e shkëlqyera të RZB në fushën e financimit dhe kapitalit për konsumatorët komercial dhe  institucione të ndryshme.

Më në përgjithësi, bashkimi e bën të mundshme një rishpërndarje të ndjeshme të burimeve drejt tregjeve të EQL me një rritje të qëndrueshme. Gjithashtu, RBI është pozicionuar krejtësisht për rritje në të ardhmen, në bazë të faktit se ajo është edhe një bankë udhëheqëse në EQL dhe banka austriake me prezencën më të fortë në tregjet në zhvillim të Azisë.

Raiffeisen Bank International fillon me shifra atraktive

Në vijim, shifrat  pro forma  për Raiffeisen Bank International (RBI) rezultojnë nga shkrirja Raiffeisen International me fushat e biznesit kryesor të RZB. Për gjashtë muajt e parë të 2010, fitimi Raiffeisen Bank International para tatimit arriti në €579 milion, ndërsa fitimi i tij i konsoliduar (pas tatimit dhe minoriteteve) ishte €472 milion. Provizionet për humbjet e shkaktuara të RBI qëndrojnë në €608 milion.

Të hyrat net të interesit të RBI arrin në €1.780  milion. Shpenzimet e përgjithshme administrative ishin € 1,425 milion, ndërsa fitimi i saj nga aktivitetet operative ka qëndruar në € 1,261  milion. Në bazë të rezultateve pro forma për tremujorët e parë dhe te dyte të vitit 2010, banka e re ka raportin e shpenzime / të ardhura  53 për qind.

Pro forma gjendja e bilancit të RBI deri me 30 qershor 2010 qëndroi në €147.9 miliard, e cila shënoi një rritje prej 1.3 për qind që nga fundi i vitit 2009 (31 dhjetor 2009: € 146 miliard). Kthimi në kapital para tatimit  për RBI qëndron në 12.2 për qind. Në bazë të të dhënave pro forma , koeficienti i kapitalit të klasit të parë (Tier 1) i RBI, përfshirë rrezikun e tregut qëndron në 12 për qind (0.2 për qind me lartë krahasuar me fund vitin 2009), përderisa Koeficienti i kapitalit bazë i klasit të parë (Tier 1) është 9.5 për qind një ngritje prej 0.2 për qind krahasuar me fundin e vitit 2009)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)