25 Prill 2024

Raiffeisen ulë kamatat për kreditë hipotekore dhe për renovim

Prishtinë, 24 nëntor - Sot, në një konferencë për media, Raiffeisen Banka ka prezantuar një përmbledhje të aktiviteteve afariste të bankës gjatë vitit 2010 ku me këtë rast, Robert Wright, drejtor ekzekutiv ka bërë të ditur se banka ka ulur normat e interesit për kreditë hipotekore dhe kreditë për renovim për 2 për qind.

Wright ka thënë së kreditë hipotekore të cilat deri më tani janë ofruar me normë interesi prej 11 për qind tani do t’iu ofrohen klientëve me normë interesi prej 9 për qind.

Kjo ulje sipas tij ka ardhur si rezultat i analizimit të kushteve të tregut bankar, duke përfshirë këtu edhe interesimin e madh të klientëve për të shfrytëzuar këto dy produkte.

Wright ka deklaruar se ulja e normave të interesit për kreditë hipotekore dhe kreditë për renovim do të jetë një mundësi e mirë për klientët tanë që të investojnë për blerjen apo renovimin e shtëpisë/banesës së tyre.

“Ne presim që kjo ulje e normës së interesit të cilën e ka zbatuar Banka Raiffeisen të ndikojë pozitivisht edhe në zhvillimin e tregut hipotekor në Kosovë,” shtoi Wright.

Gjatë vitit 2010, Banka Raiffeisen ka qenë e fokusuar në forcimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit me klientë duke iu ofruar atyre produktin dhe shërbimin unik „Mozaiku financia“.

Mozaiku financiar përfshin katër produkte financiare të cilat konsiderohen si më të rëndësishme nga klientët tanë: kredinë personale / kredinë për biznese, mbitërheqjen, kredit kartelën dhe sigurimin e kthimit të kredisë.

Këto produkte janë më të lira nëse ofrohen në kuadër të mozaikut financiar dhe mund të shfrytëzohen sa herë që i duhen klientit, pa aprovim shtesë. Po ashtu, banka i shpërblen klientët që i shfrytëzojnë produktet e mozaikut financiar duke ua kthyer 20% të interesit të paguar përgjatë 24 muajve.

Në fillim të këtij viti, Banka Raiffeisen ka prezantuar edhe pakot e llogarive rrjedhëse të cilat në mes tjerash përfshijnë: mbitërheqjen, kartelat debituese, shërbimin elektronik e-banking dhe shërbimin sms.

Banka Raiffeisen është një bankë universale e cila ofron shërbime dhe produkte bankare për të gjitha kategoritë e klientëve.

Deri më 30 shtator 2010, profiti i bankës ishte 8.9 milionë Euro në krahasim me 2 milionë Euro sa ishte në shtatorin e vitit 2009.

Totali i aseteve ishte 635 milionë Euro, depozitat 507 milionë Euro, ndërsa kreditë 345 milionë Euro. Banka Raiffeisen ka një kapital prej 58 milionë Euro që e bën atë të jetë banka me kapitalin më të madh në Kosovë.

Rezultatet e suksesshme të arritura gjatë vitit 2010 janë konfirmuar edhe nga revista e njohur financiare Global Finance e cila e ka shpallur Bankën Raiffeisen si Banka më e mirë në Kosovë për vitin 2010.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)