16 Prill 2024

Raiffeisen International, profiti rritet në 100 milionë euro

Vjenë, 31 maj - Raiffeisen International Bank-Holding AG, anëtar i RZB Group udhëhequr nga Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB), shënoi profitin e konsoliduar (pas tatimeve) me € 100 milionë në tremujorin e pare të vitit 2010, që shënon një rritje prej 77.8 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (Q1 2009: € 56 milionë).

Net alokimet për provizionet e humbjeve shënojnë rënie për 33.8 për qind në krahasim me tremujorin e vitit 2009 që arriti € 295 milionë (Q1 2009: € 445 milionë), përfitimet në vlerat e tregut të garancioneve ishin influencat kryesore pozitive në rezultatet  e tremujorit të. Profiti para tatimit shënoi rritje për 98.8 për qind në € 166 milionë (Q1 2009: € 84 milionë), derisa profiti pas tatimit shënoi rritje për 94.7 për qind në € 124 milionë (Q1 2009: € 64 milionë).

"Ne gati e dyfishuam profitin tonë para tatimit duke e krahasuar me vitin e mëparshëm  falë rënieve në net alokimet për provizionet e humbjeve. Rezultatet tona reflektojnë një përmisim të vogël ekonomik i cili shënohet në vendet e Evropës Qendrore dhe Evropës Lindore. Si pasojë e kësaj besimi ynë në potencialet afatgjata të këtij regjioni mbetet i pathyer”, tha Herbert Stepic Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen International.

Kthimi në Kapital para tatimit përafërsisht në 10 për qind

Përderisa rezultatet operative shënuan rënie për 20 për qind në profitin e Raiffeisen International dhe si pasojë e kësaj në normat e kthimit, një situate shumë më e volitshme në raport me provizionet e humbjeve si dhe net të hyrave pozitive nga investimet financiare sollën një përmirësim në kthimin në kapital para tatimit. Në fundin e tremujorit të parë ai arriti në 9.6 për qind dhe si i tillë shënoi rritje për 4.3 për qind krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2009 (5.3 për qind). 

RZB Grup katërfishoi profitin e konsoliduar në tremujorin e parë të vitit 2010

Grupi RZB kryesuar nga Raiffeisen Zentralbank Österreich AG shpalli një fitim para tatimit prej 374 milion euro në tremujorin e parë të 2010, i cili korrespondon me një rritje prej 217,4 për qind në krahasim me tremujorin e njëjtë një vit më parë (Q1 2009: 118milion euro). Fitim konsoliduar i Grupit (pas taksave) u rrit në 284,3 për qind në 292 milion euro (Q1 2009: 76 milion euro). Ky zhvillim pozitiv ishte i atribuohet kryesisht fitimeve te vlerësimit: Net alokimet  për provizionet e humbjeve  janë zvogëluar për 45,5 për qind në 325 milion euro, të ardhurat nga investimet financiare u rritën nga 203 milion euro në 142 milion euro.

"Fitim para tatimit për tremujorin e parë të vitit 2010 është tre herë më e mëdha se kishte qenë gjatë të njëjtës periudhë një vit më parë. Kjo arritje e të ardhurave është shumë e kënaqshme, madje edhe në qoftë se biznesi që operon ka postuar disa rënie. Baza e fortë e kapitalit dhe forma të qëndrueshme të biznesit ofrojnë një bazë solide për një zhvillim të vazhdueshme pozitive, "tha Walter Rothensteiner, kryetar i Bordit Menaxhues të RZB.

Raiffeisen Bank International

Duke i vënë së bashku Raiffeisen International dhe RZB kontributi biznesit do të japë rezultatet e mëposhtme pro forma për Raiffeisen Bank International:

Raiffeisen Bank International do të arrin fitim para tatimit në vlerë prej 388 milion euro në tremujorin e parë të vitit 2010. Fitimi i konsoliduar (pas tatimit) do të arrin në 332 milion euro. Net alokimet  për provizionet e humbjeve  arrin vlerën në 325 milion euro. 

Të ardhurat neto nga interesi të  Raiffeisen Bank International do të arrin vlerën prej 833 milion euro. Shpenzimet e përgjithshme administrative do të arrin vlerën prej 714 milion euro, ndërsa fitim nga aktivitetet operacionale kanë qëndruar në 602 milion euro. 

Raporti i kapitalit krahasuar në lidhje me riskun kredisë do të arrin në 11.7 për qind (një rritje prej 0,4 për qind në krahasim me fundin e vitit 2009). Raporti i kapitalit krahasuar në lidhje me riskun e përgjithshëm do të arrin në 9.3 për qind ((një rritje prej 0,3 përqind në krahasim me fundin e vitit 2009. Raporti i kapitalit të klasit të parë do të ketë arritu vlerën në 8.4 për qind ( një rritje prej 0.2 për qind në krahasim me fundin e vitit 2009).

Raiffeisen International:
·    Profiti para tatimit gati dyfishohet në € 166 milionë
·    Net alokimet për provizionet e humbjeve shënojnë rënie për 33.8 për qind nga viti paraprak në € 295 milionë (Q1 2009: € 445 milionë)
·    Kthimi në kapital para tatimit shënon përmirësim me 4.3 për qind nga viti në viti, për 9.6  për qind (Q1 2009: 5.3  për qind)

RZB Grup:
·    Profiti i konsoliduar katërfishohet në € 292 milionë (Q1 2009: € 76 milionë)
·    Net alokimet për provizionet e humbjeve shënojnë rënie për 45.5 për qind nga viti paraprak në € 325 milionë (Q1 2009: € 596 milionë)

Raiffeisen Bank International:
·    Profiti i konsoliduar me € 332 milionë në baza pro forma
·    Kthimi në kapital para tatimit në 16.3 për qind në baza pro forma

Raporti i Këmbimit:
·    Bordet Menaxhuese caktuan raportin e këmbimit në 30.7 për akcionet e Raiffeisen Bank International për një akcion RZB nën-holding Cembra
·    Akcionet e Raiffeisen International të lira në treg do të arrijnë në 21.5 për qind  pas kryerjes së transakcionit
·     Fitimet për akcion (pro forma) në € 1.45 pas bashkimit të kompanive



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)