26 Prill 2024

Raiffeisen International dyfishon profitin

Vjenë, 31 gusht -Raiffeisen International dhe RZB Group dyfishojnë profitet e tyre të konsoliduara në  gjashtë mujorin  e parë  të  këtij viti.

Rezultatet e mëposhtme pro forma për Raiffeisen Bank International (RBI) rezultojnë nga bashkimi i lëmive kyqe të biznesit ndërmjet RZB dhe Raiffeisen International.

Për gjashtë muajt e parë të vitit 2010, Profiti para tatimit  i Raiffeisen Bank International do të ishte € 579 milionë, përdersia Profiti i tij i konsoliduar (pas tatimit) do të ishte € 472 milionë. Provisionimi i humbjeve i Raiffeisen Bank International do të qëndronte në € 608 milionë.

Të hyrat net të interesit të RBI do të ishin € 1,780 milionë.Shpenzimet administrative do të arrinin në € € 1,425 milionë, ndërsa profiti i saj prej aktivitetit të operimeve do të qëndronte në € 1,261 milionë. Banka e re do të kishte Raportin e Shpenzimeve / të ardhurave prej 53. për qind.

Totali i gjendjes së bilancit të RBI deri më 30 Qershor 2010 do të qendronte në € 147.9 miliardë që do paraqiste një rritje prej 1.3 për qind që nga fundi i vitit 2009 (1 Dhjetor 2009: € 147.0 miliardë).

Kthimi në kapital para tatimit  për RBI do të qëndronte në 12.2 për qind.

Koeficienti i kapitalit të klasit të parë (Tier 1) përfshirë rrezikun e tregut për Raiffeisen Bank International do të qëndronte në 12.0 për qind (një ngritje prej 0.2 pikëve të përqijndjes krahasuar me fundin e vitit 2009), përderisa Koeficienti i kapitalit bazë i klasit të parë (Tier 1) do të ishte 8.7 për qind (një ngritje prej 0.2 pikave të përqindjes krahasuar me fundin e vitit 2009)

Bashkimi është duke shkuar simbas planifikimeve kohore. Aprovimi i miratuar për bashkimin ne mbledhjen vjetore të RZB dhe Raiffeisen International qe u mbajt në fillim të korrikut paraqet vendimin më të rëndësishëm në procesin e bashkimit. Në tremujorin e tretë, bashkimi do të vazhdojë me procesin e regjistrimit në regjistrin e korporatave, ndërsa në tremujorin e fundit pritet që aktualisht të bëhet regjistrimi i Raiffeisen Bank International në regjistrin e korporatave retroaktivisht nga 1 Janari 2010.

“Ngjarjet e tremujorit të dytë janë veçanërisht të kënaqshme, me ngritje prej 7 për qind në të hyrat  net të interesit dhe 13 për qind rënie në provisionet e humbjeve në krahasim me tremujorin paraprak që janë indikatorë të lëvizjes në drejtimin e duhur”, tha Martin Grüll, Drejtor Financiar i Raiffeisen International i emëruar në të njejtën pozitë edhe për Raiffeisen Bank International.

Raiffeisen International:
·    Profiti i konsoliduar për 6 mujorin e parë të vitit 2010  dyfishohet në € 171 milionë (6M 2009: € 78 milionë)
·    Provisionet për humbjet e shkaktuara zbresin për 42 për qind nga viti në vit në € 560 milionë (6M 2009: € 969 milionë)
·    Kthimi në kapital para tatimit shënon rritje për 3.7 për qind nga viti në vit. (6M 2009: 4.9 për qind)

RZB Group:
·    Profiti i konsoliduar rritet 139 për qind krahasuar me 6M 2009 në € 402 milionë (6M 2009: € 168 milionë)
·    Provisionet për humbjet e shkaktuara zbresin për 53 për qind në krahasim me periudhën e njejtë të vitit paraprak në € 608 milionë (6M 2009: € 1,267 milionë)  
·    Kthimi në kapital para tatimit shënon rritje për  0.3 për qind  në 10.4 për qind (6M 2009: 10.1 për qind)

Raiffeisen Bank International:
·    Planet e bashkimit ecin plotësisht sipas afateve kohore; regjistrimi ne regjistrin komercial pritet në tremujorin e fundit të vitit.
·    Profiti i konsoliduar në 6M 2010 (pro forma): € 472 milionë
·    Provisionet për humbjet e shkaktuara (pro forma): € 608 milionë
·    Kthimi në kapital para tatimit (pro forma): 12.2 për qind

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)