26 Prill 2024

Raiffeisen International Bank, me profit prej 212 milionë euro

Vjenë, 23 mars - Raiffeisen International Bank-Holding AG anëtarë i Grupit RZB Raiffeisen International Bank-Holding AG Zentralbank  Österreich AG (RZB) raportoi profitin e konsoliduar për vitin 2009 (pas tatimit dhe dhe shpërndarjes së fitimit) në 212 milionë euro që reprezenton një zvogëlim prej 78.4 përqind krahasuar me vitin paraprak (viti 2008: 982 milionë euro).

Profiti i Raiffeisen International ishte i influencuar në mënyrë të dukshme në neto alokimet për provizionimet nga humbja ne vlerë  për 122.7përqind në 1,738 milonë euro, në krahasim me vlerën e fundvitit të 2008 që ishte 780 milionë euro. Profiti para tatimit u zvogëlua për 74.3 përqind në 368 milionë euro (viti 2008: 1,429 milionë euro), përderisa profiti pas tatimit u zvogëlua për 73.4 përqind në 287 milionë euro (viti 2008: 1,078 milionë euro).

Fitimet për aksion  u zvogëluan nga 5.40 euro në 0.99 euro (viti 2008: 6.39 euro). Bordi Menaxhues do të propozojë në mbledhjen e përgjithme vjetore dividendën prej 0.20 eurosh për një aksion për vitin 2009, që do të reprezentojë një zbritje prej 78.5 përqind në krahasim me vitin paraprak. Nëse ky propozim aprovohet në këtë takim vjetor,  pagesa totale e dividendës do të arrijë vlerën prej 30.9 milionë euro.

“Këto rezultate jo vetëm që ritheksojnë qëndrueshmërinë e modelit tonë të biznesit,  gjithashtu tregojnë që ne arritëm që të dalim fitues karshi koncensusit të analistëve, Raiffeisen International shfrytëzoi këtë vit sfidues për të ndërmarrë një varg  veprimesh që të bëjë përshtatje dhe ndryshime interne. Ne ndjejmë që jemi shumë mirë të pozicionuar në një ambient me përmirësime të indikatorëve ekonomik” tha Drejtori Ekzekutiv – Dr. Herbert Stepic.

Profiti nga aktivitetet operative shënojnë zbritje prej 8.5 përqind në krahasim me vitin e kaluar

Përkundër kthesës së hovshme ekonomike në shumicën e vendeve të Evropës Qendrore dhe Evropës Lindore, të hyrat operative të Raiffeisen International shënuan rënie në vitin 2009 për vetëm 8.5 përqind apo 191 milionë euro krahasuar me 2,056 milionë euro të shënuara në vitin paraprak.

Rritje e dukshme në provizionet për humbjet nga rënia në vlerë

Alokimet net të provizioneve për humbjet nga rënia në vlerë në vitin që raportojmë ishin gjithësejt 1,738 milionë euro the në këtë mënyrë shënuan një rritje prej 958 milionë eurove, apo 123 përqind. Kjo gjithashtu përfshin të hyrat nga shitja e kredive që përbëjnë shumën prej 13 milionë euro. Pa këto të hyra provizionet individuale janë 1,565 milionë euro.

Shpenzimet e përgjithshme administrative zvogëlohen për 14 përqind – Raporti i të hyrave / shpenzimeve përmirësohet edhe një herë

Me fillimin e krizës ekonomike në regjionin e Evropëes Qendore dhe Evropës Lindore, programet e reduktimit të kostove filluan menjëherë. Shpenzimet e përgjithëshme administrative shënuan rënie të dukshme në vitin për të cilin raportojmë, për 14 përqind, apo 363 milionë euro në 2,270 milionë euro. Arsyet kryesore prapa kësaj qëndrojnë në menaxhmentin strikt të shpenzimeve përbrenda Grupit si dhe devalvimin e valutave në shtetet e këtyre regjioneve.

“Për dallim nga vitet e tjera ku shpenzimet tona ishin rritur për më shumë se 20 përqind brenda vitit, ne arritëm që këto shpenzime ti zvogëlojmë dukshëm në vitin 2009. Masat të cilat ne i implementuam për ti arritur këto zvogëlime në shpenzime na çuan përfitimet e vazhdueshme në eficiencë” tha Drejtori Financiar Martin Grüll.

Numri i I gjithëmbarshëm i punëtorëve më 31 Dhjetor 2009 është  56,530 në dallim prej 63,376 punëtorë sa u shënuan në fund të vitit 2008. Kjo do të thotë një zvogëlim në numrin e punëtorëve për 6,846 apo 11 përqind.

Totali i Bilancit të gjendjes 76 miliardë euro

Për herë të parë pas shumë viteve të rritjes, totali i bilancit të gjendjes së Grupit Raiffeisen International shënoi një rënie për vitin që rëportojmë. Ai shënoi rënie në krahasim me vitin e kaluar prej 85.4 miliardë në 76.3 miliardë, që do të thotë një zvogëlim prej 11 përqind, apo 9.1 miliardë euro. Masat e ndërmarra për provizionet e humbjeve nga renia e vleres  kryesisht përgjegjëse për këtë dukuri. Devalvimi i fuqishëm i valutave që filloi në kuartalin e katërt të vitit 2008 paksa u ngadalësua gjatë vitit 2009. Disa nga valutat arritën që edhe të shtojnë në vlerën e tyre. Si rezultat i gjithë kësaj lëvizjet në raportet valutore kishin influencë dukshëm më të vogël në zhvillimin e totalit të bilancit të gjendjes në krahasim me vitin paraprak.

Bazë solide prej 15.1 millione klientëve

Numri i gjithmbarshëm i degëve tona arriti në 3,018 në fundin e vitit, që paraqet  një zvogëlim në krahasim me vitin e kaluar për 213 degë. Si pasojë e masave të optimizimit të lokacioneve,  Baza e klientëve shënoi rritje nga 14,7 milionë klientë në fund të vitit 2008 në 15.1 milionë klientë në fund të vitit 2009.

·    Të ardhurat neto nga interesi zvogëlohen për 9 përqind krahasuar me vitin 2008 në 2,937 milionë euro
·    Shpenzimet e përgjithshme administrative zvogëlohen për 14 përqind në 2,270 milionë
·    Profiti nga veprimtaritë operative zvogëlohet për 8.5 përqind në 2, 056 milionë euro (viti 2008: 2,247 milionë euro)
·    Rezultatet fuqimisht të influencuara nga alokimet neto të provizioneve për humbjet nga rënia në vlerë  prej 1,738 milionë euro (123 përqindë më lartë në krahasim me vitin e kaluar)
·    Profiti pas tatimit 287 milionë euro (minus 73 përqind)
·    Raporti i të hyrave dhe shpenzimit përmirësohet për 1.5 pikë-përqindje në 54.0 përqind (viti 2008: 52.5 përqind)
·    Kthimi në kapital para tatimit shënon zbritje prej 16.3 pikë-përqindje në 5.7 përqind (viti 2008: 22 përqind)
·    Raporti i kapitalit të klasit të parë , risku i kredisë 14.1 përqind (plus 4.4 PP në krahasim me vitin e kaluar); Raporti i kapitalit të klasit të parë , totali 11.0 përqind (plus 2,9 PP në krahasim me vitin e kaluar)
·    Baza e klientëve rritet në 15,1 milionë

Të gjitha të dhënat janë të bazuara në Standardet e Raporteve Ndërkombëtare Financiare (IFRS).


Raiffeisen Zentralbank Österreich AG (RZB) dhe dega e saj e listuar në Bursa Raiffeisen International Bank-Holding AG lajmëruan më 22 Shkurt 2010 që ata ishin duke e shikuar më për së afërmi mundësinë e bashkimit të mundshëm e këtyre dy kompanive si një opcion i mundshëm strategjik. Sot, Bordi Menaxhues i të dy kompanive konfiruan se ata vazhdojnë që në mënyrë intensive të merren me çështjen e ketij bashkimi i cili para së gjithash do të sjellte ne pah biznesin ate  të RZB’së  me kliente corporate te Austriak dhe ndërkombëtare – së bashku me klientelen e saj ne Raiffeisen International.

Banka e bashkuar do të forcohej në pozicionimin e saj si njëra nga bankat Universale në Evropën Qendrore dhe Evropën Lindore me anë të kombinimit  rrjetit të gjërë të distribuimit të Raiffeisen International ne regjionet e lartëpërmendura dhe portofolios gjithëpërfshirëse të produkteve të RZB-së.
Banka do të vazhdonte të qendronte në listimin e Bursës së Vienës (Vienna Stock Exchange) dhe do të ishte aktive kryesisht në fushën e ofrimit te sherbimeve per biznese , individe,  korporata si dhe ne investime bankare.

“Ne dëshirojmë ta ndërmarrim këtë hap në mënyrë që të sigurohemi që ne mund të forcojmë dhe zgjërojmë pozitën tonë të shkëlqyeshme në Evropën Qendrore, Evropën Lindore dhe në Austri për vitet dhe dekadat në vijim” tha Walter Rothensteiner, Drejtor Ekzekutiv i Bordit Menaxhues së RZB-së si dhe Kryetar i Bordit Mbikqyrës së Raiffeisen International. “Tregu ynë gjithashtu do të na ofrojë perspektiva të dukshme të rritjes në të ardhmen dhe me ndërmarrjen e këtij hapi Grupi Raiffeisen Bank do të sigurojë një rol më rëndësi si një aksionar thelbësor”.

“Ky bashkim  do të na vendoste në një pozitë edhe më të mirë në mënyrë që ne tu përgjigjemi edhe më mirë kërkesave të më shumë se 15 milionë klientëve tanë duke ju ofruar atyre produkte dhe shërbime kulminante bankare” shtoi Herbert Stepic Drejtor Ekzekutiv i Raiffeisen International dhe Zavendës-kryetar i Bordit Menaxhues të RZB-së”.

Ende pa rezolutë nga ana e Bordit Menaxhues, Bordit Mbikqyrës dhe aksionarët nga Mbledhja e Përgjithshme.

Pavarësisht pëlqimit dhe gadishmerise se shprehur nga  taborret e dy Bordeve Menaxhuese të të dyja kompanive në lidhje me planet e bashkimit, shtegu i bashkimit ështe mjaft kompleks dhe një numër i çështjeve të hapura duhen të zgjidhen para se ai bashkim të implementohet. Si pasojë ende nuk kemi ndonjë rezolutë dhe konfiguracionet tjera te nevojshme, siç janë Bordi Menaxhues dhe Bordi Mbikqyrës.

· Pozicionim edhe më i mirë në Austri, Evropë Qendrore dhe Evropën Lindore
· Çasje dukshëm e përmirsuar në kapitalin ndërkombëtar dhe tregun e parasë
· Intereset e mbrojtura të aksionarëve – Raiffeisen dëshiron që të vazhdojë të ofrojë aksionet më interesante ne Bursën e Vienës (Vienna Stock Exchange)
· Ende pa rezolutë nga ana e Bordit Menaxhues, Bordit Mbikqyrës apo  aksionarët nga Mbledhja e Përgjithshme

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)