20 Prill 2024

QPA bën lansimin e raporti “Pse nuk po funksionojnë inspektimet?”

Prishtinë, 22 qershor - Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) bën lansimin e raportit “Pse nuk po funksionojnë inspektimet?”.

Raporti është hartuar në kuadër të projektit “Përtej punësimit” përmes HumanRightivism që mbështet nga Ambasada Suedeze në Kosovë nëpërmjet Community Development Fund (CDF).

Qëllimi i kësaj konference është që të prezantohet dhe të diskutohet rreth raportit i cili analizon disa nga aspektet më të rëndësishme të fushës së punës duke përfshirë këtu kornizën legjislative dhe atë institucionale, me theks të veçantë rolin e Inspektoratit të Punës në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në fushën e punës.

Raporti më tej synon të përshpejtojë reformat shumë të nevojshme nëpërmjet avokimit tek akterët kyç institucional.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)