26 Prill 2024

Qeveria ndihmon Komunën e Lipjanit

Lipjan, 22 qershor - Sot në Komunën e Lipjanit u firmos Marrëveshja e Bashkëfinancimit  për ndërtimin e kanalizimit fekal, në rrugën “Haxhi Kleçka” të kësaj komune.

Marrëveshja u nënshkrua në mes të Zyrës për Çështje të Komuniteteve në Zyrë të Kryeministrit, Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, dhe Komunës së  Lipjanit.

Nënshkruesit e marrëveshjes trepalëshe ishin këshilltari i lartë i Kryeministrit, njëherit edhe drejtori i Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Srdjan Sentic, zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim Ismet Hashani dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Shukri Buja.

Ky projekt është një zgjidhje e problemit për banorët e kësaj lagjeje që ballafaqohen me ujërat fekale, ndërsa  përfitues do jenë mbi 15 familje të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në atë pjesë të qytetit. Njëherit, implementimi i këtij projekti  do të ndikojë direkt në përmirësimin e infrastrukturës, ambientit dhe ngritjes së nivelit të jetesës në Komunën e Lipjanit.

Kosto totale e këtij projekti është 20,709 euro. Ndërkaq, sa i përket kontributeve të palëve në financimin e projektit, Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrë të Kryeministrit, konform marrëveshjes së projektit do të financojë 10,709 euro, ndërsa pjesa tjetër financohet nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.

Zyra për Çështje të Komuniteteve është e angazhuar që të përkrah edhe më tutje projekte në çështjet e zgjidhjes së problemeve të ndryshme sociale dhe atyre që ngritin nivelin e jetesës së të gjitha komuniteteve të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)