29 Mars 2024

Qeveria miraton projektligjin për dëshmorët, invalidët e veteranët

Prishtinë, 5 gusht - Duke prezantuar para kabinetit qeveritar Projektligjin për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-ës, Viktimave Civile dhe Familjeve të Tyre, kryeministri Hashim Thaçi është shprehur se ky ligj ka një kosto të lartë buxhetore, por nuk duhet harruar se edhe sakrifica dhe flijimet për lirin e Kosovës ishin shumë të mëdha. 


“Kosova është krenare që kishte djem dhe vasha që bënë luftën për çlirimin e Kosovës, dhe nuk duhet të harrojmë se në Kosovë çdo qytetar ishte luftëtar i lirisë dhe çdo qytetar ka kontribuar për lirinë e Kosovës. Përpjekjet tona për liri kanë qenë të gjata dhe të gjithë ata që u angazhuan dhe u flijuan për lirinë e Kosovës, sot po marrin përkujdesin ligjor dhe institucional’, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.

Projektligji rregullon statusin e dëshmorit, invalidit të luftës së UÇK-së, veteranit dhe viktimës civile të luftës, si dhe siguron realizimin e beneficioneve të ndryshme materiale për ata që sakrifikuan dhe kontribuuan në luftën e UÇK-së.

Me këtë projektligj, statusi Dëshmor i Kombit iu njihet edhe atyre veprimtarëve që kanë kontribuar për çështjen kombëtare, individualisht ose të organizuar në grup, dhe që janë vrarë nga armiku, nga data 9 maj 1945 deri më 30 dhjetor 1991.

Projektligji njeh statusin e Komandantit Legjendar për Adem Jasharin, ndërsa familjes së tij në Prekaz të Skenderajt, i siguron të drejta dhe benificione të përcaktuara nga ky ligj dhe me akte tjera që do t’i nxjerr Qeveria e Kosovës.

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar Urdhëresën Administrative për përjashtimin e vajit për ngrohje (mazutit) nga tatimi i akcizës.  Qëllimi i kësaj urdhërese është ngritja e zhvillimit ekonomik dhe të stimulimi i eksportit dhe të prodhimtarisë vendore dhe eliminimin e barrierave administrative që kanë ekzistuar në të kaluarën për importin e mazutit.

Në mbledhjen e sotme, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Pula Shiroka, ka prezantuar një informatë për procesin e implementimit të projektit për ndërtimin e hidrocentralit të Zhurit. Ministrja ka njohur kabinetin edhe me kontaktet me autoritetet shtetërore të Shqipërisë për të hartuar modalitetet e bashkëpunimit në implementimin e këtij projekti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)